
Ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ka komentuar deklaratën e Ambasadës së Amerikës për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha.
Berisha ka premtuar heqjen e vizave, në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndryshuar qëndrim për Berishën.
Elezi, u shpreh se SHBA janë një model i demokracisë dhe se sipas tij, heqja e non-gratave për personat në Ballkan do të ishte një ulje imazhi. Sipas tij, heqja e non-gratës së Berishës, nuk do të ndodhë.
“Që të dalësh nga ajo listë është një ulje e imazhit të departamentit të shtetit. SHBA janë një model i demokracisë sepse e shohim se çfarë ndodh atje. Edhe pse gjithsecili mund të ketë idetë e veta. Heqja e këtyre non grata sidomos për personat në Ballkan është një ulje imazhi për SHBA. Rasti Beleri është rasti më tipik, atentati më i madh. Këto modele hapin probleme të mëdha për të gjithë sistemin.
Si pretendojnë këta që rrinë afër Berishës dhe përse rrinë? Edhe tek rasti i Edi Ramës, një tufë njerëzish që rrinë përreth dhe nuk ngrenë zërin kur ka një akt kundër parimeve…Rasti i suksesit të një njeriu të poshtër është forma më e keqe. Rrimë ty thonë kur të ikë Berisha t’i zëmë vendin. Por po iku Berisha këto që do të vijnë janë më të poshtër. Raste të tilla mund të largohen nëpërmjet betejave. Pa beteja politike, vetëm këtu në Shqipëri…”, tha Elezi për “Abc News”.
Lini një Përgjigje