TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2024, 10:30

Në Kuvend vijnë me makina luksi, deputetët e PS kërkojnë transport për të shkuar në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti
Në Kuvend vijnë me makina luksi, deputetët e PS
Deputetët e PS

Deputetët e PS që do të shkojnë në Prishtinë për të marrë pjesë në mbledhjen e dy Parlamenteve të premten.

Disa prej deputetëve do të udhëtojnë me automjete personale, ndërsa shumica prej tyre kanë kërkuar transport nga Kuvendi shkruan A2.

Në mbledhjen e përbashkët mes të dy kuvendeve, nga Shqipëria do të jenë vetëm 60 deputetë, 36 prej tyre nga mazhoranca dhe 24 nga opozita, ndërsa 70 ligjvënës do të jenë nga parlamenti i Kosovës.

I pranishëm në këtë takim do të jenë edhe kryeministri Edi Rama edhe kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Në agjendën e parashikuar të këtij takimi që këtë herë do të zhvillohet në Prishtinë, është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, do të nisë mbledhja me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Ky takim do të përmbyllet me një fjalim të Kurtit dhe Ramës.

Për herë të dytë, Shqipëria dhe Kosova do të organizojnë një mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve më datë 20 dhjetor në Prishtinë.

Në total do të mblidhen 130 deputetët, nga Kosova 70 ligjvënës dhe 60 të tjerë nga Shqipëria. I pranishëm në këtë takim do të jetë edhe kryeministri Rama dhe me shumë gjasë edhe Albin Kurti.

"Të nderuar kryetarë të grupeve parlamentare. Në datën 20 dhjetor ora 11:00 në Prishtinë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe e Kuvendit të Kosovës. Në vijim, do t’ju informojmë për agjenden dhe detajet", thuhet në mesazhin që Kuvendi i Shqipërisë u ka dërguar krerëve të grupeve parlamentare. 

Kjo është mbledhja e dytë mes dy parlamenteve, të cilët për herë të parë u mblodhën në një takim historik më 27 nëntor 2022 në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Lini një Përgjigje