TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Mars 2026, 14:53

“Serbia, ‘Rusia e vogël’ në Ballkan”, Berisha akuza Ramës: Po e nxjerr vendin nga integrimi në BE

Shkruar nga Pamfleti

“Serbia, ‘Rusia e vogël’ në Ballkan”, Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e largon Shqipërinë nga rruga e integrimit europian dhe po e rreshton vendin në të njëjtën linjë me Serbinë.

“Njeriu që e rreshton Shqipërinë në procesin e integrimit evropian, e nxjerr nga procesi dhe e rreshton me Serbinë. Imagjinoni, shkaktarja e luftërave të fundit ballkanike, Rusia e vogël në Ballkan”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, Shqipëria ka qenë një faktor stabiliteti në rajon dhe një vend që nuk ka nisur konflikte, por që tani, sipas tij, po vendoset në të njëjtën linjë me Serbinë.

“Shërbëtori që barazon Shqipërinë, që asnjë luftë nuk ka nisur dhe ka qenë faktor stabiliteti, tani e rreshton me Vuçiçin, me Serbinë, vetëm për të shpëtuar nga ligji për vjedhjet që ka kryer për interesat e tij personale.”, deklaroi Berisha.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama se e ka vendosur veten mbi ligjin dhe se, sipas tij, qeveria aktuale po pengon procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

"Në këtë aspekt, duhet një mobilizim shumë më i madh. Gjer sot ne kemi bërë përpjekje të mëdha; përpjekje edhe më të mëdha kërkohen nga ne, nga çdo shqiptar. Data 22 mars është ditë frymëzimi. Të gjithë qytetarët duhet të tregojnë zemërimin e tyre, t’i përgjigjemi flakë për flakë për t’i thënë Edi Ramës që nuk njohim qeveritarë mbi ligjin, hajdutë mbi ligjin, se ai që prek fondet publike do të përgjigjet para ligjit.

Me këtë që ka ndodhur, shqiptarët kanë një qeveri të pashembullt. Nëse qeveria e Enver Hoxhës i arrestonte dhe i burgoste ata që flisnin kundër saj, Edi Rama tani e ka nxjerrë veten mbi ligjin për t’i vjedhur qytetarët, u ka mbyllur dyert e procesit të integrimit. Ndaj 22 marsi është një ditë e rëndësishme.

Vërtet ai përdori 83 mandate të krimit për të mbrojtur veten dhe vjedhjet e tij, por qytetarët duhet të flasin më 22 mars me forcën më të madhe kundër kësaj qeverie dhe këtij kryehajduti.

Njeriu që e rreshton Shqipërinë në procesin e integrimit evropian, e nxjerr nga procesi dhe e rreshton me Serbinë. Imagjinoni, shkaktarja e luftërave të fundit ballkanike, Rusia e vogël në Ballkan. Shërbëtori që barazon Shqipërinë, që asnjë luftë nuk ka nisur dhe ka qenë faktor stabiliteti, tani e rreshton me Vuçiçin, me Serbinë, vetëm për të shpëtuar nga ligji për vjedhjet që ka kryer për interesat e tij personale", tha Berisha.

Lini një Përgjigje