TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shtator 2023, 14:40

Së shpejti arrestime në nivele të larta? Zyrtari i Ambasadës Amerikane i shkon në zyrë Ulsi Manjës

Shkruar nga Pamfleti
Së shpejti arrestime në nivele të larta? Zyrtari i Ambasadës
Zyrtari i Ambasadës Amerikane në Tiranë, David Wisner dhe ministri Ulsi Manja

Amerika ka shtuar presionin ndaj Shqipërisë, për të kapur ‘peshqit’ e mëdhenjt të korrupsionit.

Vjeshta pritet të shënojë goditje të mëdha të SPAK. Prej kohësh po përflitet se do ketë arrestime në nivele të larta të politikës. Ndërkohë Amerika ka shtuar presionin ndaj Shqipërisë, për të kapur ‘peshqit’ e mëdhenjt të korrupsionit.

Këtë e përforcon më shumë vizita ‘blic’ e zyrtarit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, David Wisner në zyrën e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Në njoftimin për mediat të publikuar nga Ministria e Drejtësisë, bëhet me dije se, gjatë fjalës së tij, Ministri e uroi për misionin e tij dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin për Shqipërinë.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, gjatë takimit u diskutua thellësisht për reformën në drejtësi, mbrojtjen e demokracisë, forcimin e ekonomisë etj.

Nga ana tjetër, Wisner shprehu mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë.

Takova z. David Wisner, të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës Amerikane në Tiranë. E urova për misionin e tij në Tiranë dhe diskutuam thellësisht për reformën në drejtësi, mbrojtjen e demokracisë, forcimin e ekonomisë dhe mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë”-shkruan Manja.

ambasadës amerikane në tiranë david wisner ulsi manja spak drejtesia

Lini një Përgjigje