TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2023, 14:49

Sali Berisha: Tom Doshi është ushtar i së keqes!

Shkruar nga Pamfleti
Sali Berisha: Tom Doshi është ushtar i së keqes!
Ish-kryeministri, Sali Berisha në Pukë

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e somte në Pukë ka sulmuar ministren e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukun dhe kryetarin e Partisë Social Demokrate të Shqipërisë, Tomë Doshi.

Gjatë fjalës së tij teksa prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” , Rrok Dodaj,  Berisha tha se Balluku kërkon ta quajnë ‘Belinda lluksi’.

Ai shtoi se ajo konsumon biftekë me kosto 1 mijë euro, të barabartë sipas tij me një ka apo 2 qe.

"Thonë që Belinda u thotë tani më quani Belinda Lluksi. 200 mijë euro zyrën, 1 mijë euro biftekun, një ka bifteku, apo dy qe. Po pse? Sepse shefi i saj shpenzon 10 mijë euro darkën. Sepse blen vazo 4 milionë euro për Kryeministrinë. Udhëton 137 udhëtime me avion me dhomë luksi, fle gjumë se lodhet shumë duke vjedhur nga mëngjesi në darkë”, u shpreh Berisha.

Berisha tha gjithashtu se Tomë Doshi është ushtar i së keqes për këto zgjedhje lokale që vjen dhe shpërndan para për vota e shtron dreka e darka.

“Tomë Doshi është ushtar i së keqes. Tomë Doshi vjen dhe shpërndan para, shtron ndonjë drekë, ndonjë darkë. Tani ti bëj një pyetje unë. Tomë, edhe kur ishe deputet edhe kur nuk ishe, çfarë mirësie panë qytetarët nga ty? Zero. Na thuaj pak, cilën rrugë ndërtoi Rama në këto zona me insistimin tënd? Asnjë. Nisën asfaltimin e rrugës Vau i Dejës- Koman, Rama e ndërpreu. Edhe partinë e ke marrë nga një kriminel elektoral si Skënder Gjinushi dhe unë të garantoj se ti që vjen këtu e kryen krim elektoral, kjo nuk do të harrohet.

Kryeministër, vriten 3 gra në 2 orë, 5 gra në një javë, merren peng të tjera, që nuk kanë ndodhur në kohërat më të largëta dhe nuk thotë asgjë. Për shoqërinë nuk ka akt më të shëmtuar sesa të ekzekutohen në një javë 5 gra", tha Berisha.

 

berisha pukë rrok dodaj tom doshi

Lini një Përgjigje