TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2025, 14:55

Rishfaqet Edi Paloka: Rama mund të bëhet mbret, por ta harrojë me demokratët

Shkruar nga Pamfleti
Rishfaqet Edi Paloka: Rama mund të bëhet mbret, por ta harrojë me
Edi Paloka

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka marrë pjesë sot në një konferencë për mediat, nga ku denoncoi se socialistët po kërkojnë tu mbyllin gojën demokratëve që nuk shitën votën e tyre.

Paloka paraqiti një video ku dëgjohet një person në Dibër i cili thotë se shiti 5 vota 500 mijë lekë.

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një komunikim për media nga selia blu, ka ngritur një rast të shitjes së votës, por duke dalë në mbrojtje të personit i cili supozohet se ka filmuar ngjarjen.

Me autorin e videos ngjitur, Paloka është shprehur se qytetari është kërcënuar ditën e djeshme nga dy persona për pamjet e filmuara. Në këtë video të publikuar nga PD-ja, dëgjohet të thuhet “5 vota 500 mijë lekë”.

Paloka tha se Rama mund të ketë pushtet, duke e cilësuar edhe se mund të bëhet mbret, por nuk mund të luajë me demokratët.

"Ne pak apo shumë, jemi këta që jemi. I kemi qëndruar përballë çdo situate dhe po e paralajmëroj qe as mos ta çojë ndërmend se tani do të hakmerret edhe ndaj atyre që nuk pranuan të shiten, apo të tremben, apo me çfarëdo lloj forme tjetër të kthehen në skllevër të këtij regjimi”, tha Paloka.

rishfaqet edi paloka edi paloka: rama mund të bëhet mbret

Lini një Përgjigje