
Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat me homologun britanik Keir Starmer, u pyet nëse do të ngrihen kampe refugjatësh nga Britania e Madhë në Shqipëri, njësoj siç po ndodh me Italinë.
Rama mohoi faktin që mund të vijnë refugjatë nga Britania e Madhe. Ai tha se është besnike ndaj Italisë pasi me to është martesë, ndërsa shtoi se me të tjerët është thjesht dashuri.
"Modeli që ne kemi sjellë në Shqipëri në bashkëpunim me Italinë, e kam thënë që në krye të herës, kërkon kohën e vet për t’u testuar. Dhe e dyta, në rast se funksion mund të aplikohet jo në Shqipëri por në vendet e tjera të rajonit. Po qe se rezultati do të jetë pozitiv, nuk ka arsye që të mos ketë disponim nga ana e vendeve të tjera.
Ne kemi diskutuar edhe për samitin që do të bëhet në Londër në tetor për Procesin e Berlinit ku Britania e Madhe do të mirëpresë procesin. Pavarësisht se Procesi i Berlinit është i ndërtuar brenda BE nën udhëheqjen e BE për të nxitur bashkëpunimin rajonal në funksion të integrimit, do të jetë vlerë e shtuar që në samitin e Londrës vendet e rajonit do të kenë edhe një dritare diskutimi për marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Ballkanit Perëndimor në drejitm të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, nxitjes së investimeve në rajon dhe shtrirjes së kësaj bërthame shqiptaro-britanike në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe rrjeteve kriminale në të gjithë rajonin, për të patur një rrjet rajonal të sinkronizuar me strukturat e zbatimit të ligjit në Britaninë e Madhe dhe për të siguruar që e gjithë kjo hapësirë është një hapësirë ku veprimtaria e rrjeteve kriminale që nxisin trafikun e paligjshëm të qenieve njerëzore është absolutisht nën kontroll.
Me Italinë kjo ishte një marrëveshje e vetme për shkak të marrëdhënies tonë të veçantë por edhe falë situatës gjeografike që është mjaft kuptimplotë. Për të qenë shumë i sinqertë me ju, na kanë kërkuar një sërë vendesh dhe u kem i thënë jo sepse jemi besnikë të martesës me Italinë. Pjesa tjetër është thjesht dashuri", tha Rama.
Lini një Përgjigje