TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2025, 12:59

Starmer konferencë më Ramën: Do bashkëpunojmë me Shqipërinë për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake

Shkruar nga Pamfleti
Starmer konferencë më Ramën: Do bashkëpunojmë me
Keir Starmer dhe Edi Rama

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka zhvilluar një vizitë në Tiranë, në kuadër të Samitit të Komitetit të BE, që do të mabahet ditën e nesërme.

Starmer ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeminsitrin Edi Rama,ku theksoi se duhet të rritet bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.

Ai shtoi se Britania dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë në prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake.

“Ne kemi folur për bashkëpunimin dhe do punojmë për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake. Shtetet evropiane të qëndrojnë së bashku ndaj agresionit rus”, tha ai.

Kryeminsitri britkanik foli gjithashtu edhe për Portin e Durrësit, ku zhvilloi një vizitë mëngjesin e sotëm. 

"Takimi dypalësh është si pjesë e samiti  të nesërm. Përgëzime për fitoren. Është kënaqësi për mua për të çelur kapitullin e ri  për sigurinë. Sot në mëngjes unë vajta në Portin e Durrësit. Ku unë pashë kërkimet tone të përbashkëta për të goditur krimin. Siç e kam thënë dhe të hënën rregullat tona për sigurinë në kufijtë tanë. Prandaj u jam mirënjohës ju kryeministër. Progresi për uljen e gomone ka qenë vërtet një ulje e konsiderueshme, prandaj është ajo që mund të arrihet mes dy vende. Task Forcat tona kanë përveshur mëngët dhe kanë bërë progres në forcimin e sigurisë së përbashkët dhe uljen e emigrantëve të paligjshëm. Është dhe marrëveshja jonë e përbashkët për një marrëveshje për të sjellë të dënuarit këtu në Shqipëri, dhe inkurajomë qëndrimin e shqiptarëve këtu", u shpreh Starmer. 

takimi starmer-rama

Lini një Përgjigje