Sipas mediave në Londër, Starmer ka ardhur me një qëllim të qartë në Tiranë.
Sir Keir Starmer është i pari kryeministër britanik që zhvillon një vizitë zytrare në Shqipëri.
Në konferencën e përbashkët me kruen e qeverisë, ai uroi Ramën për fitoren në zgjedhje dhe i shprehu mirënjohjen për çështjen e emigracionit.
Në fjalën e tij, Starmer theksoi se ishte një nder i veçantë të ishte kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që zhvillon një takim dypalësh në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një moment historik në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.
“Është vërtet një privilegj që jam këtu si Kryeministri i parë britanik për një vizitë dypalëshe në Shqipëri. Kjo është një dëshmi e marrëdhënies së fortë që ekziston mes dy vendeve tona”, deklaroi Starmer.
Ai përgëzoi Kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhjet e fundit dhe vlerësoi bashkëpunimin dypalësh, veçanërisht në fushën e emigracionit.
“Urime për fitoren elektorale. Jam i lumtur që ndodhem sot këtu për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve tona, duke forcuar sigurinë në Europë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo vizitë është një mundësi e shkëlqyer për të parë nga afër mënyrën se si bashkëpunojmë për sfida të përbashkëta, përfshirë çështjen e emigracionit,” u shpreh kreu i qeverisë britanike.
Sipas mediave në Londër, Starmer ka ardhur me një qëllim të qartë në Tiranë.
Mbretëria e Bashkuar po fillon bisedimet me vendet e tjera për të krijuar "qendër kthimi" jashtë shtetit për azilkërkuesit e dështuar, tha Sir Keir Starmer në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, raporton BBC.
Kryeministri tha se qeveria do të fillojë diskutimet për dërgimin e azilkërkuesve jashtë vendit për përpunim pasi kërkesat e tyre të ishin refuzuar në Britani.
Sir Keir ka udhëtuar në Shqipëri për të njoftuar masat e mëtejshme për të goditur krimin e organizuar dhe imigracionin e paligjshëm, shkruan gjithashtu Financial Times.
Numri i njerëzve që kalojnë Kanalin ka kaluar 12,000 që nga janari, duke e bërë vitin 2025 në rrugën e duhur për të qenë një vit rekord./ Pamfleti
Lini një Përgjigje