TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2025, 13:46

Endri Shabani thirrje Lapajt, Shehajt dhe Qorit: Për të mundur Ramën dhe Berishën, duhet të bashkohemi!

Shkruar nga Pamfleti
Endri Shabani thirrje Lapajt, Shehajt dhe Qorit: Për të mundur
Endri Shaban

Endri Shabani, nga Nisma Thureje, e cila arriti të sigurojë një mandat në zgjedhjet e 11 majit me Lapajn dhe tashmë po synon edhe një tjetër në Fier me anë të votës së diasporës, ka komentuar  për rezultatet e arritura, por edhe për atë se si do të veprojnë në vijim.

Shabani tha se suksesi do të ishte shumë herë më i madh, nëse të gjitha partitë e reja do të ishin bërë bashkë. Megjithatë, edhe tani ai bën thirrje për bashkim, duke thënë se kjo është një betejë që sapo ka nisur për fatet e Shqipërisë.  

“I bëj thirrje sërish lëvizjes bashkë, partisë mundësia dhe të gjithë të tjerëve, të bashkohemi sepse kjo është një rrugë e gjatë dhe nuk mund ta bëjmë vetëm. Ne duhet të bashkohemi përtej egove personale sepse kjo është një betejë për fatin e Shqipërisë. Nuk është faji i të rinjve që sot kemi ende Edi Ramën dhe Sali Berishën. Ne e kishim mundësinë dhe e kemi sërish mundësinë. Nëse duan t’i shërbejnë Shqipërisë duhet të dalin nga egot personale.

Sot është e enjte, unë kam që të dielën pa gjumë për të monitoruar votën. Ne kemi monitoruar çdo votë në çdo cep të Shqipërisë. Unë nuk mund të dal e të them na vodhën votat. Ne nuk kemi asnjë numërues. Ne kemi pas probleme dhe i kemi çuar në SPAK”, tha Shabani në Ditarin e mesditës.

 

endri shabani

Lini një Përgjigje