TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Qershor 2025, 21:46

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: Më janë tjetërsuar votat, shkoj drejt fitores së mandatit

Shkruar nga Pamfleti

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: Më janë tjetërsuar

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja, ka deklaruar se ndodhet shumë pranë fitores së mandatit, ndërsa pret zhvillimin e seancës së fundit në Kolegjin e Apelimit të Zgjedhjeve (KAS).

“E përshëndes KAS për qëndrimin e mbajtur. Unë po shkoj drejt fitores, drejt hapjes së kutive nesër, pasi do të zhvillohet edhe seanca ime e fundit”, u shpreh Kalaja.

Sipas tij, disa kandidatë të tjerë të Partisë Demokratike janë rrëzuar nga KAS për shkak të mungesës së legjitimitetit.

“Kandidatët e tjerë janë rrëzuar sepse nuk mund të legjitimoheshin dot. Këta të rrahin e s’të lënë as me qa. Unë dua të shoh votat e mia, në emrin tim personal si Aulon Kalaja, jo vetëm si subjekt politik”, tha ai duke shtuar se nga hapja e kutive në Durrës do të dalin të gjitha faktet.

“Jo vetëm që janë vjedhur votat, por edhe janë trafikuar. Kam parë vota të mia që janë shpallur të pavlefshme dhe i janë kaluar PS-së”, tha Aulon Kalaja.

Lini një Përgjigje