
Aktivistja Evi Kokalari ka shpërthyer në sulme të forta ndaj Sali Berishës, i cili sot “nxiu’ Shqipërinë në Asamblenë Parlamentare të PPE-së.
Sipas Evi Kokalarit, me të tilla qëndrime Berisha po i bën dëm Shqipërisë dhe jo Edi Ramës. Sipas saj, Berisha po tenton të bllokojë integrimin në BE.
“Të thuash në Parlamentin Europian që Shqipëria është narko-shtet nuk i bën dëm Edi Ramës, por dinjitetit të Shqipërisë.
Jam e shokuar që një ish- President dhe Kryeministër i vendit, nuk e kupton që dinjiteti i kombit është shumë herë më i rëndësishëm se sa opozitarizmi i tij, i cili në fakt çalon dukshëm.
Shqiptarët duan të hynë në E.U., dhe dëmi që kërkon të bëj Berisha, i bëhet direkt sovranit. Kjo është dhe arsyeja pse shqiptarët e protestuan Berishën masivisht në 11 Maj.
Jam thellësisht e indinjuar dhe realisht më vjen turp për këtë reputacion të keq që përhap ish-Kryeministri i vendit”, shkruan ajo
Lini një Përgjigje