
PPE, grupimi më i madh në Parlamentin Europian, vendos për dërgimin e një misioni fakt-mbledhës në Shqipëri. Vendimi erdhi në Asamblenë Parlamentare të PPE-së pas kërkesës së parashtruar nga kreu demokrat Sali Berisha, sipas të cilit Shqipëria është kthyer në një narko-shtet, ndërsa ai ka dokumente dhe fakte që provojnë lidhjet me kartelet e drogës së Sinaloas, Perusë, Medelinit etj.
Berisha kërkoi ndihmë ndihmën e PPE-së dhe partive simotra gjatë fjalës së tij në asamblenë politike të PPE në Bruksel për të dërguar një mision faktmbledhës në vendin tonë.
Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, deklaroi se “vendosëm të bëjmë dy misione, një në Liban dhe një në Moldavi, por tani do ta vendosim si prioritet edhe Shqipërinë. Mendoj se është një ide e mirë kur na kërkoni diçka, ndaj do ta vendosim si një nga prioritetet dhe objektivat tona që të bëjmë një mision në Shqipëri.”
Berisha theksoi se ky mision ka rëndësi të madhe për Shqipërinë dhe Evropën: “Shqipëria është një eksportuese e madhe kriminaliteti, droge dhe emigrantësh. “Ky mision do të kishte vlerë të madhe për të gjithë”, deklaroi ndër të tjera Berisha.
Lini një Përgjigje