
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike më 11 maj, Besart Xhaferri është shprehur se greva është një opsion kushtetues dhe opozita duhet të provojë gjitha opsionet e mundshme.
Në studion e Klan Neës, Xhaferri u shpreh se është shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale e 11 majit, pasi sipas tij janë lënë shumë gjurmë pas.
“Greva është opsion kushtetues. Të gjitha opsionet brenda Kushtetutës duhen provuar nga opozita për të arritur qëllimin e saj kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, por patjetër ti nuk e arrin vetëm duke i rënë murrit me kokë, por duke i argumentuar dhe duke i faktuar. Ndërkohë sot gjurmët janë lënë kaq të mëdhaja drejt farsës elektorale sa që do të jetë e lehtë për t’i faktuar. Pra duhet të ecin paralel si aktet e forta politike brenda kornizës kushtetuese, por edhe faktimi i dokumentave që e vërtetojnë farsën elektorale, siç janë që mungojnë 50 mijë zarfa që janë çuar në diasporë dhe sot nuk dihet ku janë. Siç janë 130 mijë fletë votimi që akoma nuk dihet ku janë, siç është pjesëmarrja e të gjithë drejtorëve të çdo lloj niveli në procesin e fushatës elektorale. Ne të gjitha këto do i çojmë tek instancat e duhura”, tha Xhaferri.
Deputeti Xhaferi shprehet optimist për ndërhyrjen dhe raportet ndërkombëtare lidhur me farsën elektorale të 11 majit, siç e quan opozita.
“Janë të gjitha reagime paraprake. Siç është raporti paraprak i OSBE/ODIHR që e ka nxjerr komplet negativ raportin, po ashtu edhe urimi i vetë Ambasadës Amerikane që nuk uron fituesin, por popullin shqiptar në të njëjtën kohë edhe inkurajimi i vetë instancave të BE që po mblidhini faktet dhe dorëzojini nëpër institucionet ligjzbatuese, por edhe rezoluta e 108 partive botërore të qendrës së djathtë që kërkojnë qeveri teknike, por edhe misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane që janë grupimi i partive më të mëdha të Bashkimit Europian është shumë inkurajues për kauzën që opozita duhet të ndjeki jo vetëm për veten e saj, por për të sjellë standardin në Shqipëri të zgjedhjeve që duhet të jenë të ndara nga administrata publike”, u shpreh Xhaferri.
Lini një Përgjigje