TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Gusht 2024, 14:41

"Riktheu fshehurazi projektligjin për importin e plehrave", Meta: Rama i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të mbetjeve

Shkruar nga Pamfleti

"Riktheu fshehurazi projektligjin për importin e plehrave", Meta:

Kreu i PL-së Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se në kulmin e këtij skandali, Rama rikthen fshehurazi projektligjin për importin e plehrave.

“Dy çështje madhore, njëra është alarmante dhe skandaloze, duke shqetësuar edhe organizatat ndërkombëtare të mjedisit dhe të shëndetit.

Jemi këtu për të dënuar rikthimin fshehurazi nga qeveria Rama të projektligjit për importin e plehrave, pikërisht në kulmin e shpërthimit të skandalit të përfshirjes së Edi Ramës në trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike.

Plehrat janë kthyer në një minierë të thellë korrupsioni dhe zhvatjen çdo ditë të qindra milionë eurove, por edhe helmimit të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Meta.

Lini një Përgjigje