
Pak ditë pasi deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka paditur në SPAK për “vrasje me dashje” të pacientëve të Onkologjikut, kryeministrin Rama dhe Ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu, ka publikuar një denoncim nga ky spital, nga një paciente e cila po vuan prej mungesës së barnave.
Pacientja nga Korça që vjen në Tiranë për mjekim për kancer në veshkë, tregon se në Onkologjik nuk ka ilaçe. Vokshi ka publikuar mesazhin e saj dhe shprehet se:
“A është ky krim?! A janë përgjegjës Rama, Koçiu për mungesën e barnave te Onkologjiku?! Denoncimi i një zonje me kancer në veshka, që ka udhëtuar 5 herë në Tiranë, por nuk ka mundur të sigurojë ilaçin e duhur për kurim, pasi në farmacinë e QSUT mungon. Pra jo vetëm halli i sëmundjes, jo vetëm mungesa e ilaçeve, por edhe shpenzime për të ardhur sa herë në Tiranë…për të mos mundur të marrësh ilaçin që të mbron shëndetin. Shëndetësia falas e Ramës është shndërruar në dramë falas për qytetarët shqiptarë. Lexoni mesazhin e zonjës nga Korça”, shkruan deputetja.


Lini një Përgjigje