TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Maj 2024, 17:09

Rezoluta e PS, Zhupa kundër Ramës: Flisni për korrupsion dhe miratoni ligje me porosi

Shkruar nga Pamfleti

Rezoluta e PS, Zhupa kundër Ramës: Flisni për korrupsion dhe

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa tha se zyrtarët e lartë kanë miratuar ligje me porosi.

Gjatë fjalës së saj në kuvend, Zhupa tha se duhet të rikujtojmë disa nga koncensionet me oferta të parakërkuara, si autostradën Milot-Balldre, aeroportin e Vlorës, inceneratorët 400 milion euro etj.

Sipas saj, është paradoks të flasësh për korrupsion nga selia e këtij kuvendi, që është selia nga ku bëhet korrupsion legjislativ sipas raportit te Transparency International.

“Ju keni miratuar ligje me porosi, si ligji special për Teatrin, ligji për koncesionin e Butrintit, ligji shalsi për pronat publike, ligji për mediat audiovizive, ligji për lojërat e fatit, ligji për lotarinë kombëtare, ligji për Akademine e Shkencave, ligji për investimet strategjike, ligji për zonat e mbrojtura, ligje koncensionet dhe PPP-të. Mjafton te kujtojmë disa nga koncensionet tuaja me oferta te pakërkuara si autostradën Milot-Balldre, aeroportin e Vlorës, inceneratorët 400 milion euro, apo koncensionet në shëndetësi ku vetëm sterilizimi dhe check up janë 200 milion euro. Keni te mbushur një sesion te tere te burgut 313 me ish-zyrtar te PS, ish-ministra dhe ish-deputet. Me gjithë keto rekorde keni dhe guximin na flisni për korrupsion.

Meqenëse Klosi, sekretari juaj permendi tallavane e Rames neper Europe siç ja u pyeta edhe herën e kaluar pse nuk bëni transparencë kush i paguan autobusat e bashkive, shpenzimet e Rames dhe zyrtareve te tjere, shpenzimet e stadiumeve, kostot e shpenzimet per organizimet dhe te ftuarit?! E paguajme ne nga buxheti i shtetit apo i paguan ndonje oligark ne shkembim te ndonjë ligji tjeter me porosi?! Ja ky eshte korrupsioni. Ju po punoni cdo dite ne fakt që ti shtoni Shqipërisë diasporës, se jeni faktori kryesor me keqqeverisjen qe po shpopullohet vendi dhe njerezit ikin. Keni 6 muaj nuk nxirrni censin se spo ja dilni dot te retushoni te vertetën, te fshini nje realitet që shqiptarët po e shikojnë përditë.

Si mundet ju sot të keni kartën morale kur dikur ne raportet e OSBE flitet për kryebashkiakun Rama që kërkon 20% të tenderit ndërsa tani keni kaluar në bashkinë Tirane në marrjen e 100% të tenderit. Ku me kompanitë 5D, 5M apo 5K keni vendosur një standard te ri te korrupsionit! Edhe ju bëni rezolutë! Është njëlloj sikur të bëjnë një rezolutë kundër prostitucionit, zonja që punojnë në rrugën e kuqe në Holandë.

Si mund ta keni prioritet luftën ndaj korrupsionit kur ju korrupsionin e quani dardhe dhe kumbulla?! Si të hash fruta, si gjë normale që mund të ndodhi?! I vetmi problem i kryeministrit tuaj është kur këto fruta nuk i ndani me të por ja hani mbrapa shpine. Ky është korrupsioni i vetëm qé duhet luftuar korrupsioni mbrapa shpine dhe jo kur i hanë dhe i ndajnë bashkë me kryeministrin.

Shqiptarët janë populli me i vjedhur dhe i varfër në Europë, janë populli që nuk gëzojnë dot as minimumin jetik, janë populli që taksat e tyre ju shkojnë në xhepat e qeveritarëve. Dhe nuk kanë nevojë për rezolutë! Edhe nëse doni të bëni një akt kundra korrupsionit, të paktën hiqni dorë nga pagesat e inceneratorit që nuk ekziston. Nuk ka incenerator në Tiranë, merrni pagesat çojini te pensionet dhe ja e bëtë një akt kundra korrupsionit. Ndërsa rezolutat varini dhe mbaji në shtëpitë tuaja”, tha Zhupa gjatë fjalës së saj.

Lini një Përgjigje