Pazari është arritur. PS do e kalojë e vetme sot rezolutën, mirëpo opozita do të jetë pjesë e komisionit të posaçëm që do të ngrihet...
Vijon shou politik në Kuvend. Sot do të bëhet miratimi i rezolutës antikorrupsion, rezolutë e cila ka shkaktuar mjaft debate.
Rama kërkon të ngrihet një komision politik me anëtarë të të gjitha forcave politike, i cili do të unifikojë luftën ndaj korrupsionit. Por opozita deklaroi sot në sallë se nuk do të marrë pjesë në votim, pasi e sheh si të nxitur nismën dhe të panevojshme.
Ishte Gazmet Bardhi ai i cili duke folur në sallë deklaroi vendimin. “A nuk ishte propozuesi i kësaj Rezolute, që korruptoi një zyrtar të huaj, ish agjentin e FBI McGonigal, për llogari të pushtetit të tij? Po si mund të besohet Edi Rama kur thotë se do të përmirësojë procesin legjislativ për të parandaluar konfliktin e interesit dhe lobimin për interesa private gjatë ligjbërjes, ndërkohë që pasi ka depozituar draft rezolutën, ekzaktësisht një javë më parë, brenda 24 orëve propozoi ndryshimet në ligjin për privaitizimin e pronave shtetërore, për llogari të klientëve të tij. A nuk është ky po i njëjti që shtyu 5 herë ligjin për investimet strategjike për llogari të Pëllumb Gjokës?”, tha ai.
Mirëpo fjalimi në sallë ishte sa për shou. Pazari është arritur. PS do e kalojë e vetme sot rezolutën, mirëpo opozita do të jetë pjesë e komisionit të posaçëm që do të ngrihet. Sipas burimeve, Berisha-Bardhi i kanë bërë gati dhe emrat që do të dërgojnë atje. Pra në media lajnë gojën se nuk e votuan, mirëpo më pas do bëhen të gjithë bashkë pjesë e pazarit. Duket qartë se ky komision ka vetëm një qëllim: të dublojë SPAK dhe të pengojë luftën ndaj korrupsionit që po bën prokuroria. /Pamfleti
Lini një Përgjigje