TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shkurt 2024, 10:00

Reforma Zgjedhore, Komisioni i Posaçëm mblidhet sot online

Shkruar nga Pamfleti

Reforma Zgjedhore, Komisioni i Posaçëm mblidhet sot online

Nën drejtimin e 2 bashkëkryetarëve, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj, Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore pritet të zhvillohet ditën e sotme online në orën 11:00.

Në këtë seancë dëgjimore, të gjitha partitë politike janë të ftuara për të dhënë propozimet e tyre.

Në këtë seancë opozita dhe mazhoranca do të japin propozimet e tyre se çfarë synojnë të arrijnë deri më 15 Mars kur dhe mbaron mandati i këtij Komisioni të Posaçëm.

Kujtojmë se më 9 Shkurt, Komisioni i Posaçëm u mblodh online, ku u dëgjuan propozimet e disa nga organizatat e Shoqërisë Civile që kanë fushë të përgjegjësisë së tyre çështjet zgjedhore.

Shumica e përfaqësuesve të organizatave, propozuan krijimin e kushteve për votimin e qytetarëve me banim jashtë vendit, listat e hapura, votimin elektronik në zgjedhjet e ardhshme si dhe plotësimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

Organizatat kërkuan mospërfshirjen e punonjësve të administratës në fushata elektorale, duke theksuar se ligji duhet të përcaktojë qartë se kur një punonjës i administratës mund të përfshihet në aktivitete të fushatave elektorale.

reforma zgjedhore komisioni i posaçëm

Lini një Përgjigje