TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Gusht 2024, 21:17

Reagimi i qeverisë për mbetjet, Berisha: Rama sot konfirmoi se qëndron vetë prapa trafikut mafioz

Shkruar nga Pamfleti

Reagimi i qeverisë për mbetjet, Berisha: Rama sot konfirmoi se

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur nga dritarja, ka reaguar në lidhje me deklaratën e dy ministrive, asaj të Infrastrukturës dhe Mjedisit në lidhje me trafikun e lëndëve toksike.

Sipas tij, me këtë reagim Rama pohoi se qëndron vetë prapa trafikut mafioz të lëndëve toksike

Zhvillimet më të fundit dëshmojnë lojën tmerrësisht të rrezikshme që Edi Rama, ministrat e tij, mafia e tyre bën në kurriz të shëndetit dhe jetës së shqiptarëve.

Në një kohë kur anekënd botës, mediat, organizatat më prestigjioze ushtojnë nga lajmet se nga Shqipëria janë nisur helme të rrezikshme drejt Tajlandës, Edi Rama heshti si fija e barit gjer sot.

Ai më parë mohoi se ministrja e tij e Mjedisit ka dhënë autorizim për eksportin e mbetjeve të rrezikshme, kurse dogana e tij pohoi se kemi shkelur ligjin, se ka ndryshuar kodin duke u dhënë kodin e lëndëve jo helmuese, lëndëve helmuese.

Kurse sot pasi i dolën të gjitha mashtrimet njëri pas tjetrit, sot ai nëpërmjet dy zëdhënësve të tij kërkon të lajë duart, por në fakt ai pohon se, qëndron vetë prapa trafikut mafioz të lëndëve toksike, kërcënuese”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje