
Agjencitë partnere të SHBA-BE, kanë informacione se grupet mafioze të trafikut të mbetjeve toksike, gjatë lundrimit Singapor- Itali- Shqipëri, mund të realizojnë skenarë simulimi e sulmesh, për fundosje gjoja aksidentale të anijeve me mbetje, prandaj ia besoi këtë operacion Tajlandës që i kapi dhe jo autoriteteve shqiptare që lejuan trafikimin e tyre...
Është vendim i autoriteteve tajlandeze, që dy anijet me 814 ton mbetje, do rikthehen e shkarkohen në Durrës prej nga u nisën.
Ndërsa Prokuroria e Durrësit, referuar skandalit ku janë përfshirë dhe segmente e shërbime zyrtare, ka filluar hetimin me Procedim nr. 1596, datë 16.08.2024, për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”.
Për këtë rast, hetimi duhet të bëhet nga SPAK, me akuza për trafikim ndërkombëtar lëndësh të rrezikshme, në grup të organizuar nga subjekte private, në bashkëpunim me institucione e ente shtetërore të mjedisit dhe sigurisë kufitare e portuale.
Por burime konfidenciale, kanë bërë me dije për “Pamfleti”-n, se lidhur me dy anijet me mbetje, ka një zhvillim tjetër në marrëdhëniet mes autoriteteve qeveritare të Tajlandës e Shqipërisë, për kompetencën dhe praktikën e rikthimit të tyre në Durrës.
Sipas informacionit, Qeveria Shqiptare, i ka kërkuar ditën e martë qeverisë tajlandeze nëpërmjet një lobimi privat, që rikthimi i dy anijeve me mbetje, të trajtohet me operacion ushtarak të realizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, por jashtë kornizave operacionale të NATO-s.
Këtë propozim, Qeveria Shqiptare e ka bërë me argumentin e saj, se mbetjet konsiderohen lëndë me rrezikshmëri të lartë mjedisore e njerëzore, prandaj i takon Shqipërisë të organizojë dhe menaxhojë gjithë procesin e lundrimit të anijeve, deri në rikthimin e tyre në Durrës.
Më qartë, Qeveria e Shqiptare i ka kërkuar Tajlandës, që dy anijet me mbetje, të merren në dorëzim dhe të drejtohen e mbikëqyren nga kapiteneria ushtarake dhe roja bregdetare e Shqipërisë, asistuar nga një ekip i Ministrisë së Mbrojtjes e Autoritetit Portual Durrës.
Por Qeveria e Tajlandës, ka kundërshtuar propozim e Qeverisë Shqiptare, me argumentin se ato nuk janë anije ushtarake të Shqipërisë me mallra ushtarake, civile apo ushqimore të lejuara.
Por janë anije private, që kanë transportuar ilegalisht mbetje të rrezikshme, duke i transportuar ilegalisht me skema trafikimi, pa marrëveshje paraprake mes dy shteteve dhe duke dalë qëllimisht nga sistemi i kontrollit të radarëve.
Tashmë është vendosur, që dy anijet me 814 ton mbetje toksike do rikthehen në Durrës, duke u drejtuar dhe mbikëqyrur vetëm nga kapiteneria e flotës ushtarake dhe roja bregdetare e Tajlandës, me supervizion të një ekipi të përbashkët NATO- OKB- OBSH
Burimet e informacionit, thonë se refuzimi i Tajlandës ndaj kërkesës së Shqipërisë, është rekomanduar dhe mbështetur nga agjencitë e SHBA-BE, si masë sigurie, që dy anijet me mbetje, gjatë lundrimit nga Singapori në Itali e Shqipëri, të mos rrezikohen nga simulime apo sulme mbytjesh, nga grupet mafioze të përfshira në këtë trafik mbetjesh.
Siç duket, agjencitë partnere të SHBA-BE, kanë informacione se grupet mafioze të trafikut të mbetjeve toksike, gjatë lundrimit Singapor-Itali-Shqipëri, mund të realizojnë skenarë simulimi e sulmesh, për fundosje gjoja aksidentale të anijeve me mbetje, prandaj ia besoi këtë operacion Tajlandës që i kapi dhe jo autoriteteve shqiptare që lejuan trafikimin e tyre./Pamfleti
Lini një Përgjigje