TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Gusht 2024, 12:06

E ngarkuara me punë e SHBA takim "kokë më kokë" me kryeministrin Rama

Shkruar nga Pamfleti
E ngarkuara me punë e SHBA  takim "kokë më kokë"
Edi Rama dhe Nancy Van Horn

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy Van Horn.

Ky është takimi i parë i diplomates amerikane me kryeministrin Edi Rama që kur ajo u emërua në detyrën e të ngarkuarës me punë të misionit amerikan në Tiranë.

Ka qenë Ambasada Amerikane në Tiranë që ka ndarë detaje nga biseda mes kreut të qeverisë dhe Nancy VanHorn.

VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Qeverisë së SHBA për rolin e Shqipërisë në avancimin e paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin.

"Sot, e Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn u takua me Kryeministrin Edi Rama për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve tona si Aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë. Zonja VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin."-njofton Ambasada. 

Lini një Përgjigje