TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Gusht 2024, 13:58

Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët në Himarë më 28-29 gusht, përcakton objektivat për sesionin e ri parlamentar

Shkruar nga Pamfleti

Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët në Himarë

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur pikërisht Himarën për të mbajtur mbledhjen e radhës të Qeverisë së tij dhe jo vetëm.

Ky takim do mbahet më 28-29 Gusht dhe në të do marrin pjesë përveç ministrave, edhe kryebashkiakët.

Dhe mësohet se “për një analizë të punës së bërë deri më tani, por edhe për t’u vendosur objektivat e radhës në nisje të sesionit parlamentar, kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët më datë 28-29 gusht”. Pra të gjithë kryebashkiakët, përfshi edhe ata të opozitës.

Mbledhja do të zhvillohet në Himarë, 1 muaj pasi socialistët fituan bashkinë më Vangjel Tavon.

Po ashtu mësohet se mbledhja mund të mbahet në godinën e Bashkisë së Himarës në sallën e rinovuar, por duke konsideruar ende edhe mundësinë e mbajtjes së mbledhjes në një prej hoteleve apo resorteve të zonës.

Lini një Përgjigje