TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Gusht 2024, 20:38

"Qeveria e përfshirë", Shehaj publikon dokumentin: Kumbaro i dha licencë ‘Sokolaj-t’ për transportin e mbetjeve të rrezikshme

Shkruar nga Pamfleti

"Qeveria e përfshirë", Shehaj publikon dokumentin: Kumbaro i

Deputeti Agron Shehaj ka reaguar sërish lidhur me skandalin e transportit të qindra tonelatave të mbetjeve të rrezikshme të dala nga porti i Durrësit dhe të evidentuara në Tailandë dhe Kinë.

Në reagimin e tij në Facebook, Shehaj ka publikuar një dokument të Ministrisë së Turizmit të drejtuar nga Mirela Kumbaro, ku theksohet se kompanisë “Sokolaj” sh.p.k. i është dhënë licencë edhe për transportin e mbetjeve të rrezikshme.

‘Qeveria po hesht prej dy javësh në lidhje me këtë skandal sepse është vetë e përfshirë në trafik mbetjesh toksike’, shkruan Shehaj.

Deputeti shton se të gjitha institucionet kishin dijeni që në ato 100 kontenierë po trafikoheshin mbetje toksike dhe nuk bënë asgjë, pasi trafikimi po bëhej nga vete qeveria.

“Qeveria po hesht prej 2 javësh në lidhje me skandalin 816 tonelatave me mbetje toksike që po kthehen në Shqipëri.

Heshtin sepse janë përfshirë në trafik mbetjesh toksike.

Ky dokument tregon se shteti shqiptar ka qenë ne dijeni të trafikut, që bëhej me lëndët e rrezikshme. Ky është akti i licencimit të kompanisë që ka kryer eksportin e mbetjeve dhe nuk ka deklaruar që po eksportonin mbetje toksike.

Licenca është e firmosur nga Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro. Pra, të gjitha institucionet e dinin që në ato 100 kontenierë, po trafikoheshin mbetje toksike, dhe nuk bënë asgjë, sepse trafikimi po bëhej nga vete Qeveria.

Ky është trafik shtetëror mbetjesh toksike dhe duhet të hetohet sa më shpejt.

Qeveria nuk mund të heshtë më. Ky aktivitet kriminal i bërë duke përdorur institucionet shtetërore vë në rrezik shëndetin publik”, tha Shehaj.

"Qeveria e përfshirë", Shehaj publikon dokumentin: Kumbaro i

Lini një Përgjigje