TAGS-AT E JAVËS

Editorial 9 Shkurt 2024, 11:38

Raporti i zi i BE që rrëzon Edi Ramën në Arsimin e Lartë

Shkruar nga Pamfleti

Raporti i zi i BE që rrëzon Edi Ramën në Arsimin e

Universitetet shqiptare janë poshtë standarteve të Afrikës subsahariane…

Edi Rama pas marrjes së mandatit të tretë, shpalli një nismë qeveritare për bashkëpunimin e universiteteve publike shqiptare me ato të Europës. Ideja ishte që të hapte degë të këtyre universiteteve në Shqipëri, që të furnizonin me diploma të vlefshme studentët e këtyre degëve.

Por një raport i përgatitur nga komisioni për arsimin i BE-së ka konkloduar që universitetet shqiptare janë në një nivel aq të ulët sa nuk plotësojnë asnjë standard europian. Madje situata është aq keq, sa të gjitha universitetet publike që ka Tirana janë më keq se të gjitha universitetet publike të rajonit.

Raporti europian theksonte se jemi në nivele më të ulëta se ato afrikane në Magreb, që përfshin Egjipt, Libi, Marok e Tunizi.

Pikërisht nisur nga kjo situatë edhe raporti PISA i BE-së që ishte tronditës për Shqipërinë, aq sa një situatë e ngjashme në çdo vend të botës do të shkaktonte ‘tërmet’  në ministrinë e Arsimit e më gjërë.

Edi Rama, në vend që të angazhohej për një reformë radikale në arsim, hoqi Evis Kushin, duke e zëvendësuar me Ogerta Manastirliun, e cila së paku duhet thënë se, nuk ka një lidhje me arsimin.

Gëzim Basha, poet, kritik letrar e pedagog i Universitetit “Eqerem Çabej”, prej vitesh jeton në SHBA. Në një postim në rrjetet sociale, Basha ka propozuar një reformë të thellë: vetting për të gjithë profesoratin e Arsimit të Lartë.

“Një poshtërsi edhe më e madhe, edhe më e turpshme, është korrupsioni në sistemin arsimor të nivelit universitar. Janë shitur provime, diploma, mastera dhe doktoratura si rrobat e GABIT. Plagjiatura, vjedhja e pronës intelektuale vazhdon si një pandemi afatgjatë…

Në dy dekadat e fundit, me paterica partiake, janë bërë rektorë, dekanë dhe përgjegjës katedrash pedagogët më të dobët, janë zgjedhur me dorë kryesisht ata që kanë mentalitet xhepistash!

Vetingu në arsim është nevojë imediate. Universiteti i Tiranës në renditjen botërore të universiteteve renditet

3000 vende më poshtë se Universiteti i Prishtinës dhe 6500 vende larg Universitetit të Athinës… 

Poshtë standarteve të Afrikës subsahariane, nuk të vjen dot në ndihmë as slogani, ‘oh sa mirë me qenë Shqiptar!’, shkruan Basha.

Raporti i fundit i PISA për Shqipërinë ka sjellë një rezultat edhe më të rëndë se të viteve më parë, ku mungesa e njohurive ka dominuar qëndrimin europian për arsimin.

Duket qartë që e ashtuquajtura reformë në Arsim e ndërmarrë vite më parë ka qenë thjesht një praktikë sipërfaqësore. Pasi përveç mbylljes së disa kioskave universitare, nuk solli ringritje të cilësisë së universiteteve publike, ç’ka është thelbi.

Edi Rama, prej vitit 2021 flet për një projekt për binjakëzimin e universiteteve publike shqiptare me institucione po publike të vendeve të zhvilluara të BE-së si Italia, Austria, Zvicra e më gjerë.

E në këto vite, ka pasur edhe ecejake ekspertësh e të dërguarish nga universitete të njohura në europë në institucione arsimore. Madje kjo është përqëndruar kryesisht në ngritjen profesionale. Por siç mësohet, ndërkombëtarët kanë vënë duart në kokë me atë që kanë parë. Janë trallisur nga fakti që këtu ka kaq shumë doktorë shkencash por që në realitet janë në nivelin e shkollës 9 vjeçare. Raporti i BE bën të ditur se duhet që menjëherë të ndalet mediokriteti, e më pas të flitet për një marrëdhënie të universiteve europiane me ata shqiptare./Pamfleti

raporti i zi edi rama arsimi i lartë

Lini një Përgjigje