TAGS-AT E JAVËS

Editorial 6 Shkurt 2024, 14:53

Edi Rama bën fushatën e Melonit, gjermanët po përgatisin kundërshtarët e tij

Shkruar nga Gjergj Zefi

 

Edi Rama bën fushatën e Melonit, gjermanët po përgatisin
Ditmir Bushati dhe Edi Rama /

E majta europiane, i ka shpallur betejë një socialisti kallp që përkrah neofashistët dhe njerëzit e ekstremit të djathtë, duke i dhënë edhe koncensione financiare, siç ka bërë me kompanitë pranë Orbanit...

Marrëveshja e arritur nga qeveria shqiptare dhe ajo italiane për pensionet e emirantëve shqiptarë në Itali dhe italianëve në Shqipëri, është një zhvillim i rëndësishëm. Por duhet të shihet marrëveshja për të diskutuar në lidhje me detajet.

Ndërkaq, fakt është se kjo marrëveshje është firmosur në kulmin e një fushate elektorale për zgjedhjet europiane, ku Edi Rama në mënyrë të qartë, në një video live, u ka bërë të ditur emigrantëve shqiptarë, se gjithçka është arritur falë Giorgia Melonit.

Tashmë në Itali, Edi Ramën e urrejnë të gjitha qarqet e majta, jo vetëm parti, por edhe media që vërejnë se kryeministri socialist shqiptar është një aleat i ngushtë i dy ekstremistëve të së djathtës Giorgia Meloni dhe Viktor Orban.

Rama, si me marrëveshjen për emigrantët, ashtu edhe me atë të pensioneve, po vijon të krijojë një serborator votash për partinë e Melonit, Fratelli D’Italia. Kur kjo parti ka qenë përgjithësisht kundër emigrantëve.

Por në ndryshim nga kjo panoramë, në Tiranë, ka kohë që po ndodh një zhvillim politik i rëndësishëm. Ditmir Bushati, ish-ministri i Jashtëm dhe ish-drejtuesi i PS-së, po moderon një podcast të rëndësishëm dialogu e analizash për zhvillimet politike, në të cilin po i mëshohet kryesisht vlerave të majta e socialdemokrate.

Podcasti i Bushatit financohet nga Fridrich Ebert Institute, që nuk është gjë tjetër veçse një organizatë e Partisë Socialdemokrate e kancelarit Olaf Schols. E cila është edhe mbështetësja më e fortë e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes në Kosovë.

Intervista e fundit e Bushatit ishte me Roberto Savianon, shkrimtarin e njohur italian që është edhe figura më e rëndësishme e antimafias në Europë. Saviano ka deklaruar qartë se mos debati për rrezikun e mafias shqiptare po ndikon për keq, po e dëmton Shqipërinë. Ai ka folur për një ndërhyrje të mafies shqiptare edhe në rastin e paktit Meloni-Rama, në trafikimin e paligjshëm, duke permendur paratë e zeza, për të cilat nuk flitet në Tiranë. Kjo është një sfidë e hapur, e fortë ndaj Edi Ramës, që duket nuk vjen vetëm nga SHBA, por edhe nga Europa. Dhe këtë sfidë, Europa po e bën në mënyrë të qartë, transperente duke folur për tema, e duke i folur njerëzve normalë të këtij vendi.

Lëvizja e socialdemokratëve gjermane, të cilët janë realisht krerët e Partisë Socialiste Europiane, është një sfidë e fortë që po i bëhet Edi Ramës, siç ja bëjnë edhe sulltanit të Ankarasë Erdogan.

E majta europiane, i ka shpallur betejë një socialisti kallp që përkrah neofashistët dhe njerëzit e ekstremit të djathtë, duke i dhënë edhe koncensione financiare, siç ka bërë me kompanitë pranë Orbanit.

Tashmë, ka nisur një betejë e fortë për të larguar Edi Ramën, si një person që nuk ka lidhje me të majtën, e kjo do të vijë duke u rritur edhe më tepër në të ardhmen./Pamfleti

edi rama meloni gjermanët e majta evropiane viktor orban

Lini një Përgjigje