TAGS-AT E JAVËS

Editorial 6 Shkurt 2024, 09:34

A mund ta eklipsojë skandalin Rama- McGonigal, arrestimi i Ilir Metës?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
A mund ta eklipsojë skandalin Rama- McGonigal, arrestimi i Ilir
Edi Rama dhe Ilir Meta /

Ngjarjet po ecin më shpejt se Mafia...

Arrestimi i Ilir Metës është gati! Edhe dosjet kriminale të ish Presidentit dhe kryeministrit, janë në gatishmëri prej kohësh, por qëllimthi shtyhet koha e prerjes së fletë-arrestit.

Të gjitha informacionet e rezervuara nga brenda SPAK-ut, deri sot kanë “rrjedhur” për dy arsye:

1 -Nxjerrjen huq të shigjetave të medias, për të thënë edhe këtyre ua shkrif, tjerrë dhe shkulë leshin Edi Rama si të dojë e kur të dojë.

2 - Mbajtjen ndezur të “fitilave” të kandilit të ndryshkur të Edi Ramës, në rrugën e errët të skandaleve qeveritare.

Falli dhe halli tashmë janë në hallkë të fundit.

Mileti nuk di ende nga është Hyqymeti, në Mëngjesin e Lutjeve, Ezanin e Saliut apo Namazin e Altinit, Babloku dhe SPAK-u nuk dinë ku e kanë kokën.

Prokurorët këtej, pas vendimit të gjykatës amerikane për dënimin me burg të Charles McGonigal që do jepet më datën 16, do të duhet të nisë hetim të thelluar, për Edi Ramën, pasi krimi është kryer në zyrat e kryeministrit tonë, por nuk munden, pasi Babloku ka shumë forcë e para.

Edhe kryeministri, do të duhej të ishte transparent para ligjit dhe taksave te shqiptarëve, por nuk do fund kaq të shpejtë e kaq të zi.

Babloku, megjithëse nuk ka bërë një punë të mirë, ende ushqen barkun me ide, se Amerika dhe SPAK-u, do të duhet ta mbajnë edhe ca, sa të kryejë detyrat e shtëpisë, arrestimin e 3 Klaneve Mafioze, për t’i hapur rrugë për në burg edhe vetvetes.

Si kryeurë mes mafies dhe Amerikës, është në atrofi.

I dobët, si i mbyturi i kapur në një kërcell potere, synon ta mbyll i fundit derën e mafies qeveritare.

Se çka duhet bërë, edhe pse nuk e do, ja këshillojnë Alexandër Soros dhe Tony Blair, se kot nuk i ka po aq miq sa Charles McGonigal.

Pra, sërish, sipas burime të rezervuara, Babloku është gati të hipë në prik të çatisë së SPAK-ut e të rrëzojë nga kulmi i lartë i mosbesimit të publikut, mikun e betejave të përbashkëta Ilir Metën.

Me Like Floririn mund të bëhet besë-shkalë, që të mos bjerë edhe ca ditë nga shkalla.

Që edhe SPAK, të mëmëzoi edhe pak, në gjinjtë e Ilir Beqajt dhe Olta Xhaçkës,  le ta provojë si ndez eshka në eshtek të asfaltit kokë ose pilë.

Asfiksi ka kudo në fshat.

Ngjarjet po ecin më shpejt se Mafia.

Sheikët antiamerikanë, duhet t’i fryjnë vetë zjarrit që do i djegë, ndryshe në hell.

Kimikisht, SPAK-u dhe Babloku mund të sillen trimërisht, edhe të jetë e saktë diçitura, Babloku ka gati planin po arrestimi i Ilir Metës a mund ta eklipsojë skandalin Rama-McGonigal?!/Pamfleti

arrestimi i ilir metës skandali mcgonical edi rama

Lini një Përgjigje