TAGS-AT E JAVËS

Editorial 6 Shkurt 2024, 11:12

SHBA, thirrje për liderë të rinj: Rama ka gati spastrimet e reja!

Shkruar nga Pamfleti
SHBA, thirrje për liderë të rinj: Rama ka gati spastrimet e reja!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës /

Në Partinë Socialiste ka rënë bomba dhe askush nuk e di çfarë do të ndërmarrë Rama në mars...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur selektimin dhe mbështetjen e liderëve të rinj politik të Shqipërisë. Nisma tashmë është bërë zyrtare në një njoftim në faqen e ambasadës së SHBA në Tiranë, në rrjetet sociale.

“Thirrje për udhëheqës të rinj shqiptarë!

Jeni të ftuar t’i bashkoheni Këshillit Rinor të Ambasadës së SHBA dhe Rrjetit të Profesionistëve të Rinj për një diskutim mbi rolin e NATO-s në fuqizimin e të rinjve dhe integrimin në BE. Do diskutojmë ndërthurjen mes sigurisë, diplomacisë dhe aspiratave të gjeneratës tjetër që po formëson të ardhmen e Europës. Mos e humbisni!”, shkruan ambasada e SHBA.

Ky zhvillim publik tregon një sinjal të qartë dhe të fortë amerikan për një rinovim të klasës politike, duke bërë të ditur hapur se çdo nismë e re do të ketë mbështetje nga superfuqia e botës.

Situata nuk është aq e thjeshtë, pasi nismat politike nuk mund të kryhen kaq kollaj nga organizata apo lëvizje të reja jo qeveritare.

Por duket se ky qëndrim është më shumë një sponte e fortë, për të lajmëruar edhe politikanë të klasës aktuale që nuk janë pjesë e elitës së vjetër, që të angazhohen për ndryshimin, duke pasur parasysh se do të kenë mbështetjen amerikane.

Ky është edhe një sinjal apo mesazh për të treguar vullnetin e aleatit të madh për një ndryshim politik në Shqipëri sa më shpejt që të jetë e mundur.

Nga ana tjetër, mësohet se Edi Rama e ka marrë menjëherë sinjalin e pritet të bëjë së shpejti lëvizje të fuqishme. Zëra nga mazhoranca bëjnë të ditur se kryeministri po bëhet gati të sjellë në një post të lartë politik një nga emrat më të njohur kohët e fundit, që është edhe profesore e London School of Economics. Bëhet fjalë për Lea Ypin, për të cilën është folur se i është ofruar posti i ministres së Arsimit, por që ajo nuk e ka pranuar në fillim.

Mësohet se Rama insiston, e ka fjalë që e ka projektuar si pasardhësen e tij politike në PS. Në një farë mënyre siç ka bërë Erdogan me Hakan Fidanin. Skema e arsimit, duket se është bjerrur dhe po synohet që profesoreshës nga një familje të djathtë, Rama t’i japë rolin e shefes së diplomacisë, duke i dhënë një akses të rëndësishëm publik.

Në Partinë Socialiste ka rënë bomba dhe askush nuk e di çfarë do të ndërmarrë Rama në mars. Të gjithë i ka kapur tartakuti pasi flitet që do të heqë të gjithë krerët politikë, duke nisur nga Tirana./Pamfleti

shba liderë të rinj rama spastrime të reja

Lini një Përgjigje