Sulmet ndaj tij, vijnë pas atyre ndaj prokurores Elsa Gjeli në Shkodër, e cila u sulmua dhe anatemua për ndërtimet në Theth. Por skandali është se organet e drejtësisë kanë mbyllur gojën...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me kërcënimet dhe sulmet ndaj sistemit të drejtësisë. Pas akuzave dje, Rama sot ka sulmuar sërish gjyqtarin Hazbi Balliu.
Sulmi i parë ndja tij u bë më 1 gusht dhe shkak ka qenë një vendim i gjyqtarit të Administratives së Tiranës lidhur me një pallat pa leje, të sekuestruar në vitin 2022, për të cilin është vendosur kalimi në favor të shtetit.
Më 18 qershor, Komisioni i Objekteve të Konfiskuara kishte vendosur kalimin e këtij objekti tek Agjencia Shtetërore e Kadastrës, godina e së cilës është dëmtuar rëndë nga tërmeti i vitit 2019. Por gjyqtari Balliu e ka anuluar këtë vendim duke vendosur sigurim padie me kërkesë të pronarit, dhe i jep kohë atij 10 ditë të bëjë padi.
Rama dje publikoi vendimin e arsyetuar të gjyqtarit dhe e sulmoi ashpër se mbron abuzuesit. Ndërsa sot e ka akuzuar se e ka marrë shumë shpejt vendimin, duke pretenduar se nuk ka lexuar fare argumentet e qeverisë.
“As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e paditësve që kanë bërë një pallat të tërë pa leje, i cili u konfiskua si i tillë e iu dha Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Materialet që institucionet i vunë në dispozicion Balliut duan shumë më tepër se 9 minuta të lexohen, por natyrisht që gjykatësi as nuk i ka lexuar sepse i ka mjaftuar fakti që në godinën e vjetër të ASHK, e cila është bërë e pasigurtë nga tërmeti nuk ka pasur asnjë viktimë dhe kësisoj puna sipas tij mund të vazhdonte nën tavanët që binin, ndërsa pallatin pa leje shohim e bëjmë…”, shprehet ai.

Sulmet ndaj tij, vijnë pas atyre ndaj prokurores Elsa Gjeli në Shkodër, e cila u sulmua dhe anatemua për ndërtimet në Theth. Por skandali është se organet e drejtësisë kanë mbyllur gojën. Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk reagon dhe të marrë në mbrojtje gjyqtarin. Sikundër të njëjtën gjë bën dhe KLP.
Fakti është i qartë se Rama kërkon të ngjallë frikë te sistemi i drejtësisë që askush të mos i dalë kundër. Pra zërat se Shqipëria po rrëshqet drejt autokracisë nuk janë dhe aq të pabaza. /Pamfleti
Lini një Përgjigje