
Rama njofton anulimin e takimit me shqiptarët e Gjermanisë, nxjerr pretekst Kampionatin Europian: Në shtator takim në SHBA...
Kryeministrit Edi Rama duket se i ka dështuar turi i takimeve me diasporën. Përveç takimeve në Greqi dhe në Itali, duket se nuk ka më takime në shtetet e tjera. Takimi i Londrës dështoi me sukses dhe Rama shkoi të shihte finalen e Champions League, teksa duket se nuk do të ketë takime as në Gjermani.
Ka qenë vetë Edi Rama që e ka njoftuar në Asamblenë e PS të mbledhur online. Ai u kap te fakti se duke qenë se mbahet kampionati Europian nuk mund të mbahet një takim në Gjermani.
“Në Greqi dhe në Itali, takimi nuk ka qenë thjesht një qëllim në vetvete, as thjesht një takim pa vazhdim, por ka qenë edhe një trokitje në derën e shqiptarëve të Europës, përtej mureve të sallës, ku ka filluar një punë domethënëse për të rienergjizuar tërësisht rrjetin e anëtarësisë dhe simpatizantëve të PS. Turi do të vazhdojë në shtator, për shkak tëz gjedhjeve të parakohshme në Londër, u bë p[roblem marrja e sallës që kishim prenotuar më parë. Një një situatë zgjedhore, ishte normale të shmangnim një takim, sidoqoftë është takim politik. Po kështu, duke qenë se parashikimi apo përgatierja për të bërë takimin e Dyseldorfit, shumë afër me ndeshjen e skuadrës kombëtare, nuk donim të krjonim ide të përzierjes së dy gjërave. Në shtator do të marrim përsëri turin dhe do të zhvillojmë takimet e Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Do përgatitemi për një takim në SHBA”, tha ai.
Më tej në fjalën e tij, Rama njoftoi se më 20 korrik do të mblidhet Kongresi i PS. Po ashtu kreu socialist u shpreh i kënaqur me pranimet e reja, duke deklaruar se ka pasur një rritje të anëtarësimeve.
“Arsyeja kryesore e kësaj mbledhjeje është që pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve për kongresin të miratojmë vendimin për thirrjen e Kongresit zgjedhor të PS në 20 korrik. Aktualisht mund të jemi të inkurajuar nga fakti që në këtë proces rienergjizimi të partisë kemi pasur një rritje domethënëse të anëtarësisë reale, që do të thotë anëtarësisë aktive, ndërkohë që kemi pasur po ashtu edhe një pjesëmarrje domethënëse në zgjedhjet që u zhvilluan me parimin një anëtar një votë për delegatët e kongresit të ardhshëm të PS”, tha ai mes të tjerash.
Kryeministri gjithashtu njoftoi se do të ndryshojë metodika që ka ndjekur sa i takon përcaktimit të listës së kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të 2025.
Lini një Përgjigje