
Ka nisur online mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS. Fjalën e ka marrë i pari kryeministri Edi Rama. Ai njoftoi se më 20 korrik do të mblidhet Kongresi i PS. Më tej kreu socialist u shpreh i kënaqur me pranimet e reja, duke deklaruar se ka pasur një rritje të anëtarësimeve.
“Arsyeja kryesore e kësaj mbledhjeje është që pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve për kongresin të miratojmë vendimin për thirrjen e Kongresit zgjedhor të PS në 20 korrik. Aktualisht mund të jemi të inkurajuar nga fakti që në këtë proces rienergjizimi të partisë kemi pasur një rritje domethënëse të anëtarësisë reale, që do të thotë anëtarësisë aktive, ndërkohë që kemi pasur po ashtu edhe një pjesëmarrje domethënëse në zgjedhjet që u zhvilluan me parimin një anëtar një votë për delegatët e kongresit të ardhshëm të PS”, tha ai mes të tjerash.
Në përditësim...
Lini një Përgjigje