
Grupi i Sali Berishës duket se i ka kapërdirë qëndrimet e muajve më parë ndaj Lulzim Bashës. Pas vendimit të Apelit që ju dha vulën e partisë, sot ka pasur një ftesë publike ndaj Bashës dhe deputetëve pranë tij që të bashkohen dhe të jenë një front i vetëm. Deklarata është bërë nga një prej personave më të afërt të Berishës, Flamur Noka.
“Sot është një ditë e gëzuar, e vërteta vonoi, por nuk harroi në këtë drejtësi politike ka edhe qeliza që i qëndrojnë tufanit politik dhe vendosëb që zëri i demokratëve të dëgjohet, triumfoi sakrifica, mundi dhe qëndresa e demokratëve. Çdo anëtar i PD nga skaji më i largët deri në skajin tjetër ka thirrjen tonë të bashkohemi të gjithë kundër narkoregjimit. Ftesa jonë do të jetë posaçërisht për kolegët tanë, për çdo ish drejtues të partisë që është atashuiar apo ka qenë i gënjyer. PD është e vetmja që ka të sanksionuar në statut fraksionet për ne është detyrim zbatimi i çdo neni të statutit në mënyrë të padiskutueshme, thirrja jonë do të jetë e palëkundur të luftojmë regjimin që po shpopullon vendin, s’kemi kohë të Humbim në beteja me njëri-tjetrin”, tha ai në TCH.
Lini një Përgjigje