
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Enkelejd Alibeaj është dorëzuar, teksa ka pranuar se do të zbatojë pikë për pikë vendimin e Apelit për vulën e PD-së.
Ndërsa deputeti Kreshnik Çollaku, tha se do respektojnë vendimin e Apelit. Ai u shpreh se është deputeti i PD dhe do mbetet deputet i PD.
“I qëndroj atyre që kam deklaruar. Ka një vendim të gjykatës që kemi detyrimin ta respektojmë. Do komunikojmë më tej. Jam deputeti i PD dhe do mbetem deputet i PD. Vendimi është marrë, e respektojmë”, tha Çollaku.
Lulzim Basha ka mbledhur sot strukturat për të diskutuar vendimin e Apelit që i dha vulën dhe logon Sali Berishës.
Pyetje: Do respektoni vendimin e gjykatës?
Alibeaj: Pikë për pikë
Pyetje: A do shkoni aty ku është shumica?
Çollaku: Unë i qëndroj atyre që kam deklaruar. Sot ka një vendim të gjykatës që kemi detyrimin ta respektojmë, por se çfarë do bëjmë do dëgjojmë kolegët dhe do komunikojmë sërish. Do dëgjoj edhe kolegët dhe më pas do flasim.
Pyetje: Ju keni deklaruar që do respektoni vendimin e Apelit dhe do shkoni aty ku është PD
Çollaku: Unë jam deputet i PD dhe do mbeten deputet i PD. Vendimi është marrë, ne do ta respektojmë.
Pyetje: Jeni për një parti të re nëse propozon zoti Basha?
Çollaku: Të gjitha këto janë opsione që do t’i diskutojmë
Lini një Përgjigje