TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Qershor 2023, 18:35

Rama vizitë në Kalabri, krah tij Benet Beci dhe Emiriana Sako

Shkruar nga Pamfleti

Rama vizitë në Kalabri, krah tij Benet Beci dhe Emiriana Sako

Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë fundjavë në Kalabri, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, djali i tyre, si dhe dy kryebashkiakë. Rama ka marrë me vete kryebashkiakët e Durrësit dhe Shkodrës, Emiriana Sako e Benet Beci.

Gjatë vizitës Rama u mirëprit nga Imzot Donato Oliverio, i cili në gjuhën shqipe tha se me ardhjen e tij sot është “një ditë e lumtur për të gjithë arbëreshët sepse u kujton lidhjen me nënën Shqipëri.

Mirë se na erdhe kryeministër i Shqipërisë Edi Rama në Eparkinë tonë të Ungrës, arbëresh-bizantino në Kalabri. Ardhja juaj është një ditë e lumtur për të gjithë arbëreshët sepse na kujton lidhjen me nënën Shqipëri. Mirë se erdhe zoti kryeministër në shtëpinë e Zotit që mbanë gjallë historinë dhe besimin e një populli unik si populli arbëresh në tokën kalabreze. Mirë se erdhe në Emparki, që sot është institucioni i vetëm arbëresh që ka bota arbëreshe në Italinë kontinentale”, tha Imzot Donato Oliverio.

rama kalbri benet beci

Lini një Përgjigje