
Kryeministrit Edi Rama vijon t’i duket vetja sikur është kreu i qeverisë amerikane dhe jo asaj shqiptare.
Ndonëse që kur ka ndodhur konflikti në veri të Kosovës nuk ka pasur asnjë telefonatë me liderët e Prishtinës, vijon jep këshilla në rrjetet sociale. Që kur plasi konflikti, në asnjë moment Rama nuk i ka dhënë mbështetje Kurtit, por vijon bën liderin që është në krah të SHBA dhe BE. Te njëjtën gjë ka bërë dhe pak më parë.
BE kërkoi që Kosova e Serbia të qetësojnë situatën, ndryshe do përballen me pasoja. Rama ka reaguar mbi këtë deklaratë.
“Shpresoj shumë që Kosova jonë vëllazërore dhe Serbia mike do ta zgjidhin këtë konflikt përpara se BE-ja të zbatojë masa të forta kundër tyre. Ata duhet të veprojnë shpejt dhe të kuptojnë se përmbushja e kërkesave të BE-së do të thotë kthim në vete si shtete evropiane përgjegjëse”, shkruan Rama.
Lini një Përgjigje