TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2026, 15:23

Rama vijon propagandën: Flotë automjetesh për pastrimin e kanaleve, financim nga Emirateve Arabe!

Shkruar nga Pamfleti
Rama vijon propagandën: Flotë automjetesh për pastrimin e
Edi Rama

Qeveria planifikon të vendosë në dispozicion të pushtetit vendor një flotë të re automjetesh për mirëmbajtjen e kanaleve kulluese dhe vaditëse.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se projekti synon të përmirësojë punën parapërgatitore për sezonet e ardhshme, me qëllim lehtësimin e ujitjes dhe reduktimin e pasojave nga përmbytjet.

Sipas tij, financimi do të sigurohet nga Emiratet e Bashkuara, ndërsa zbatimi pritet të nisë në muajt në vijim.

Shpërndarja e mjeteve do të bëhet sipas disa kritereve të përcaktuara, duke i kaluar ato në përdorim të bashkive në të gjithë territorin.

Projekti synon të forcojë kapacitetet vendore në menaxhimin e infrastrukturës së ujit.

“Një flotë e re automjetesh që ndihmon me pastrimin e kanaleve dhe punën e domosdoshme parapërgatitore për sezonet e mëtejshme që të lehtësohen qoftë proceset e ujitjes, qoftë pasojat që vijnë nga përmbytjet. Është një projekt që do ta realizojmë në muajt në vijim me një mbështetje domethënëse financiare nga Emiratet e Bashkuara dhe në bazë të disa kritereve të thjeshta do të bëhet edhe alokimi i kësaj flote në territor duke i kaluar në përdorim të bashkive”, tha Rama.

rama

1 Komente

  1. T
    Tony

    Keto fjalet investim e financim e kane bishtin nga pas si dardha.

    Lini një Përgjigje