Kryebashkiaku i Tiranës kërkon që të dëgjohet në këtë mbledhje, përpara se të merret një vendim për shkarkimin e tij.
Pasi kryeministri Edi Rama urdhëroi shkarkimin e tij, kryebashkiaku i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duket se ka vendosur të nisë ‘rezistencën’.
Konkretisht, Veliaj i ka drejtuar sot një kërkesë anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të jetë i pranishëm në mbledhjen që është planifikuar për të martën, ku do diskutohet për shkarkimin e tij.
Veliaj e quan anti-kushtetues vendimin për shkarkimin e tij, teksa shton se argumenti me të cilin ai pritet të shkarkohet (mungesa prej më shumë se 3 muajsh), nuk është si pasojë e vulnetit të tij. Më tej ai bën fajtor sistemin e drejtësisë për situatën e krijuar dhe shton se shkarkimi politik i tij nuk i jep zgjidhje, por veçse shton edhe më tej shkeljet Kushtetuese.
“E mirëkuptoj shqetësimin tuaj për të kërkuar një zgjidhje politike. Por nuk mund të mirëkuptoj që kjo krizë, e shkaktuar nga gjykata dhe ku “viktimë” është vetëqeverisja vendore, të “zgjidhet” me një tjetër shkelje të Kushtetutës po nga vetë pushteti vendor. Një vendim i tillë do të zëvendësonte vullnetin e 160 mijë zgjedhësve, të cilët kanë folur politikisht, me një akt të pajustifikuar juridikisht, duke krijuar precedent të rrezikshëm për demokracinë vendore.”, shprehet Veliaj në kërkesën që ka bërë.
Më tej, Veliaj shton se do të jetë vetë i pranishëm dhe të përballet me anëtarët e Këshillit Bashkiak para se ata të marrin një vendim lidhur me shkarkimin e tij.
"Kryetari i Bashkisë së Tiranës është organ kushtetues që ka të drejtën dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës ka detyrimin të respektojë procesin e rregullt ligjor në çdo vendimmarrje që bën. Për këto arsye dhe në respekt të parimit kushtetues të procesit të rregullt ligjor dhe të së drejtës për t’u dëgjuar, kërkoj të jem i pranishëm dhe të dëgjohem në mbledhjen e këshillit bashkiak, për të dhënë sqarimet e nevojshme para se të merret vendimi për propozimin e shkarkimit tim", përfundon Veliaj.
Kërkesa e Erion Veliajt:
E nderuar kryetare dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak,
Jam informuar nga media se, më datë 23 shtator 2025, do të mbahet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, me objekt miratimin e propozimit drejtuar Këshillit të Ministrave për shkarkimin tim nga funksioni i Kryetarit të Bashkisë, me arsyetimin e mungesës mbi tre muaj në detyrë.
Dua të theksoj qartë se kjo mungesë nuk është pasojë e vullnetit tim, por rrjedhojë e një mase sigurie disproporcionale dhe që do të kundërshtohet në çdo instancë gjyqësore, deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Kjo masë nuk ka izoluar vetëm qytetarin Erion Veliaj, por ka paralizuar qeverisjen e kryeqytetit, duke lënë pa drejtues të zgjedhur mbi 1 milion qytetarë të Tiranës. Sistemi gjyqësor, në mungesë të një përgjegjësie të plotë për fuqinë dhe pasojat e vendimeve të tij, nuk mori parasysh se masa e sigurimit duhej të balanconte interesin publik të hetimit penal me interesin po aq madhor të garantimit të qeverisjes vendore. Kjo është arsyeja reale që ka prodhuar krizën e sotme politike, institucionale dhe kushtetuese. Shkaktar i saj nuk është as Kryetari i Partisë Socialiste, as Partia Socialiste, as ju këshilltarë, por një vendimmarrje gjyqësore që ka ndërprerë në mënyrë të padrejtë një mandat kushtetues. Çdo përpjekje për ta fshehur këtë të vërtetë nuk i shërben zgjidhjes, por e devijon atë.
Mungesa e imponuar nga një masë paraprake, jo nga një vendim përfundimtar fajësie, nuk është as mungesë e vullnetshme, as shkelje e rëndë kushtetuese, por cenim i hapur i parimit të përfaqësimit demokratik dhe një precedent i rrezikshëm për qeverisjen vendore.
E mirëkuptoj shqetësimin tuaj për të kërkuar një zgjidhje politike. Por nuk mund të mirëkuptoj që kjo krizë, e shkaktuar nga gjykata dhe ku “viktimë” është vetëqeverisja vendore, të “zgjidhet” me një tjetër shkelje të Kushtetutës po nga vetë pushteti vendor. Një vendim i tillë do të zëvendësonte vullnetin e 160 mijë zgjedhësve, të cilët kanë folur politikisht, me një akt të pajustifikuar juridikisht, duke krijuar precedent të rrezikshëm për demokracinë vendore.
E kam thënë dhe e përsëris, dhe dua të më besoni siç keni bërë gjithë këto vite: nuk bëhet fjalë për interesin tim personal. Mandati nuk është i imi, por i qytetarëve të Tiranës, të cilët për herë të tretë më kanë dhënë nderin e jetës sime duke më besuar drejtimin e qytetit. Mandati nuk më ka mbrojtur mua, përkundrazi, është arsyeja pse unë sot jam i izoluar, por ai më detyron të mbroj kontratën katërvjeçare që qytetarët kanë firmosur me votën e tyre. Kam detyrimin të mbroj çdo pikë djerse që kemi derdhur së bashku për ta fituar atë besim.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës është organ kushtetues që ka të drejtën dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës ka detyrimin të respektojë procesin e rregullt ligjor në çdo vendimmarrje që bën. Për këto arsye dhe në respekt të parimit kushtetues të procesit të rregullt ligjor dhe të së drejtës për t’u dëgjuar, kërkoj të jem i pranishëm dhe të dëgjohem në mbledhjen e këshillit bashkiak, për të dhënë sqarimet e nevojshme para se të merret vendimi për propozimin e shkarkimit tim.
Erioni ka plotesisht te drejtë! E mira e vërtetë nuk mund te marri jetë nga renojat e se drejtes!
Rama ja toqi Veliaj akoma si vemje thote se ai s'ka faj?
Ky hajdut duhet shkarkuar patjeter
Duhet shkarkuar
Edviri e sheh si rrezik Erionin, prandaj i fut një stërkëmbësh. Kur të apelojë në Strasburg, ky do marrë shpërblim për padrejtësinë, ndërsa i pari i socialistëve do të ketë një karrige tjetër më të lartë. Të gjithë e dinë se pas kësaj qëndron pikërisht ai, por askush nuk ka fuqi ti kundërvihet.
Erioni, nuk ka të drejte, pasi nuk është zgjidhur per të vjedhur dhe abuzuar me fondet e Bashkisë dhe buxhetit të Shtetit. Erioni, do të ketë të drejte kur të perfundoje gjykimi dhe të dale i pafajshem, por në këtë moment nuk ka të drejtë. Sa per 160 mije votat, ato janë vota per Partine Socialiste, jo per Erion Veline. E ka provuar bythen Erioni kur ka dale në zgjedhje me G99 sa vota ka marre. Te dale në votime me emrin e tij dhe ta shikoje sa vota mere Erion Veliaj. Pordhet leri në shtepi Erion! Partia jote të arrestoi shoku Erion! Të rrojë Partia...