TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Tetor 2023, 15:13

Rama thirrje BE-së të marrë masa ndaj Serbisë: Sulmi ndaj policisë dhe ushtria në kufi, të papranueshme

Shkruar nga Pamfleti

Rama thirrje BE-së të marrë masa ndaj Serbisë: Sulmi ndaj

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën në Kosovë, duke u shprehur se agresioni ndaj policisë nuk mund të mbetet pa përgjigje. Deklarata e tij u bë në Kroaci, ku dhe u takua me homologun vendas. Rama i bëri thirrje Serbisë të largojë ushtrinë nga kufiri. Po ashtu Rama deklaroi se ka ardhur koha që të merren masa ndaj Serbisë sikundër ndodhi ndaj Kosovës.

Sipas tij, nuk mund të pranohet që në mes të Evropës, një grup kriminal i armatosur deri në dhëmbë dhe me uniforma ilegale t’i marrë jetën një efektivi dhe t’i gëzohet nderit më të lartë që mundtë ekzistojë, zisë kombëtare.

Shqipëria për herë të parë në të paktën këto 10 vite të fundit ka vendosur të mos linjëzohet me një deklaratë të politikës së jashtme të BE-së që ishte deklaratë që pasonte takimin mes dy liderëve Kosovë e Serbi e që për arsye procedurale duhej të bëhej publike në kohën që ndodhën zhvillime dramatike e krejtësisht të papranueshme. Ne shprehëm pamundësinë tonë për të mbështetur deklaratën.

Ne konsiderojmë se të dyja, vrasja e një efektivi të policisë së Republikës së Kosovës nga një grup kriminal i veshur ushtarakisht në Kosovë dhe zija kombëtare e shpallur në Beograd janë të pajustifikueshme, të papranueshme dhe të dënueshme në të gjitha nivelet. Ky është qëndrimi ynë.

Shpallja e zisë kombëtare duke heroizuar disa persona që ishin të përfshirë në vrasjen e një efektivi policie e të veshur ushtarakisht me uniforma jo shtetërore ishte diçka po kaq e rëndë sa vetë i parapriu. Në këtë pikë jemi shumë të keqardhur që e çon pas procesin e normalizimit. Jemi të bindur se e vetmja rrugë është dialogu dhe padiskutim jo shfaqjet e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën që nxisin vetëm tensione e rrisin frymën e dasive.

Pozitive që ushtria serbe po zbrapset por është negative që ushtria serbe përdoret për shfaqje të tilla që nuk i shërbejnë interesave afatgjata apo këtij momenti kur rajoni duhej të jetë i bashkuar në BE", tha Rama.

Ndërsa kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, ka dënuar vrasjen e efektivit të policisë së Kosovës nga terroristët serbë. Plenkoviç e ka cilësuar vrasjen e efektivit nga grupet e armatosura serbe si një incident mjaft të rëndë dhe se duhet që BE të përkrahë institucionete Kosovës.

Kroacia e dënon me forcë vrasjen e pjesëtarit të policisë së Kosovës nga grupe të armatosura që dukej se ishin të strukturuara. Kjo ngjarje është një incident shumë serioz. Tregon se ka forca që duan të destabilizojnë situatën në hapësirën e Evropës Juglindore. Nuk mund të mos e shohim jashtë këtij kontekstit. Reagimet e BE-së duhet të jetë të qarta dhe të forta dhe të përkrahin institucionet e Kosovës. Duhet të bëjnë përpjekjet maksimale që të parandalojnë incidente të tilla. Kjo tregon se komuniteti ndërkombëtar është i interesuar për paqe”, tha Plenkoviç.



Lini një Përgjigje