TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Tetor 2023, 15:05

Rama në Kroaci, Plenkoviç: Jemi avokati më i madh i Shqipërisë për anëtarësimin në BE

Shkruar nga Pamfleti

Rama në Kroaci, Plenkoviç: Jemi avokati më i madh i

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama në Zagreb.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri kroat u shpreh se do të vijojnë të mbështesin përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe rajonit në BE.

"Raportet tona janë miqësore. Ne jemi një prej vendeve të BE-së që bëjmë avokatin më të madh të Shqipërisë. Dëshira jonë është që të rrisim investimet në Shqipëri. Ne nuk kemi kufij që na ndan por jemi fqinj. Kemi kompani që investojnë në të dyja vendet dhe dëshirojmë të shtyjmë tutje interesa të tilla. Kroacia me pozitën e vet si anëtare e BE-së do të ketë një rol ku do të jetë një prej shtytësve të integrimit të përshpejtuar të fqinjëve tanë në BE. Kemi folur dhe do të flasim për situatën në rajon dhe presim që raporti i KE-së do të përfshijë dhe shumë aspekte të tjera. I gëzohem avancimit të bisedës dhe vizitës së shpejtë që do të mbajmë në Tiranë.", tha Rama.

rama kroaci avokat shqiperi be

Lini një Përgjigje