
Kryeministri Edi Rama ka pranuar skandalin me fondet e IPARD. Sot ai ka zhvilluar një vizitë në Kroaci ku u shpreh se qeveria do të marrë masa për të riorganizuar administrimin e fondeve të BE.
Në konferencën e përbashkët me homologun kroat, Rama tha se i ka kërkuar mbështetje për procesin e negociatave, turizmin e sigurinë kibernetike.
“Kemi kërkuar mbështetje direkte për procesin e negociatave dhe duam të përfitojmë sa më shumë mbështetje për turizmin, sigurinë kibernetike, ndihmën aktive në funksion të punësimit, si edhe për të trajtuar në mënyrë specifike raste, siç është rasti që ne kemi aktualisht lidhur me disa korrektime që do bëjmë në fushën e administrimit të fondeve të BE për bujqësinë, se një raste të ngjashëm ka pasur edhe Kroacia dhe na intereson të mësojmë për adresimin struktural që ka bërë qeveria e Kroacia”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama tha se Kroacia është një shembull frymëzimi për rrugëtimin europian të Shqipërisë. Rama tha se kanë kërkuar mbështetje direkte nga qeveria kroate në procesin e integrimit.
"I nderuar kryeministër, në radhë të parë dhe jo për formalitet, por për të shprehur sinqerisht kënaqësinë, faleminderit për mikpritjen dhe frymën pozitive të një marrëdhënie prej së cilës në mësojmë vazhdimisht. Kroacia është një shembull dhe një burim inkurajimi dhe frymëzimi në procesin tonë të ecjes drejt anëtarësimit të plotë në BE. Kroacia është shembull suksese, së fundmi edhe me eurozonë dhe shengen. Çfarë Kroacia ka rritur në një dekadë pas anëtarësimit në BE, jo vetëm na gëzon por na inkurajon, na bën edhe më kërkues ndaj miqve në Zagreb për të na ndihmuar me eksperiencën e tyre", vijoi ai.
Lini një Përgjigje