
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen, sipas tij, “si person i rrezikshëm dhe bashkëpunëtor i organizatave të narkoterrorizmit ndërkombëtar”.
Berisha iu referua denoncimit të bërë nga ana e tij lidhur me një takim të vitit 2019 në Aruba të Karaibeve, të kryeministrit Rama dhe disa prej ministrave me organizata narko-kriminale, të cila janë shpallur “terroriste” nga DASH.
“Në Arubas, aty e kanë vendin bosët e drogës. Mjaft zëra janë se delegacionin e ka kryesuar Edi Rama. Në charter thuhet se kanë qenë ministra. Agjencitë i dinë se kush janë. Ne do t’i bëjmë publike. Rama duhet të japë dorëheqje, si person i rrezikshëm, bashkëpunëtor i organizatave të narkotrafikut. Charteri u nis nga Tirana.
Do ju informoj juve, duke falënderuar gazetarin italian dhe antimafian italiane që ka bërë të mundur regjistrimet e këtij takimi. Ne po hetojmë dhe çdo informacion që të mbledhin, do e paraqesim para jush, para shqiptarëve dhe botës. S’ka akt me flagrant! Sot janë dy persona në drejtim që takohen me kartelet e drogës, Maduro i Venezuelës dhe Rama duro i Tiranës. I kërkoj mediave që të mos censurojnë këtë skandal të përmasave botërore”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje