
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji përfundon sot dënimin e tij me shërbim prove.
Në një deklaratë përpara SPAK, Salianji e quajti ditën e sotme përfundimin e një periudhe të errët për të. Ai tha se drejtësia është përdorur për hakmarrje personale dhe politike.
“Sot është dita e fundit e përfundimit të të ashtuquajturës shërbim prove. Ky është përfundimi i një periudhe të errët, që përfaqëson një dënim politik, për arsye tërësisht politike. Fatkeqësisht, drejtësia është përdorur për hakmarrje personale dhe politike, me synimin për të ndikuar në lojën politike.
Nuk ka patur asnjë arsye tjetër përveçse asaj politike për dënimin tim, i cili erdhi si pasojë e fitoreve politike dhe denoncimeve publike që kam bërë. Dënimi im nuk ka pasur asnjë rrezikshmëri shoqërore. Pasojat që solli denoncimi im në publik ishin pozitive…”, tha Saliaji, i cili shtoi se çështjen do ta çonte deri në Strasburg.
Lini një Përgjigje