TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shkurt 2026, 13:41

Rama takohet me Papa Leonin XIV në Vatikan

Shkruar nga Pamfleti
Rama takohet me Papa Leonin XIV në Vatikan
Rama takohet me Papa Leonin XIV në Vatikan

Kryeministri Edi Rama ka takuar këtë të enjtje në Pallatin Apostolik të Vatikanit Papa Leo XIV.

Më herët mëngjesin e sotëm, Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale disa momente nga vizita e tij në bazilikën e famshme të Zojës së Këshillit të Mirë duke e shoqëruar bashkë me një mesazh ku i drejtohet me lutje nënës Mari.

Kyeministri ka mbërritur në Vatikan ditën e djeshme, më 4 shkurt, i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama, dhe djali i tij, Zaho. Ndalesa e parë ishte pikërisht në bazilikën e famshme në Genazzano, ku siç u shpreh ai, prej vitit 1467, aty nuk ka shkelur asnjë kryetar shteti apo qeverie shqiptare.

Rama takohet me Papa Leonin XIV në Vatikan
Edi Rama dhe Linda Rama

 

rama rama takohet me papa leonin

Lini një Përgjigje