Reforma zgjedhire është një proces thelbësor për përmirësimin e zgjedhjeve. Kështu u shpreh Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, i cili ka dhënë mbështetje Komisionit të Posaccëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Tarran ka kërkuar një përshpejtim të vënies në punë të komisionit për të adresuar të gjitha problematikat.
Ai ka kërkuar nga ligjvënësit shqiptarë që të zgjidhin problematikat që kanë lidhje me zgjedhjet, ndërsa solli në vëmendje rekomandimet e vazhdueshme të OSBE/ODIHR pas ccdo procesi që zhvillohet në Shqipëri.
“Shpresojmë që komisioni të rifillojë punën sa më shpejt, pasi ajo që po bën është tejet e rëndësishme. Ka disa çështje në ligjin zgjedhor që duhen përmirësuar dhe kjo është një rekomandim që bëhet çdo herë nga misioni i ODIHR,” u shpreh ambasadori.
Ai ka vlerësuar faktin se të gjithë aktorët politikë në vend janë dakordësuar për nevojën e reformës zgjedhore.
“Këtë herë kam përshtypjen se mesazhi i ODIHR është marrë seriozisht. Partitë politike, pavarësisht dallimeve të tyre, janë dakord që kjo reformë është e nevojshme dhe ne do të ndihmojmë për ta përmirësuar”, deklaroi Tarran.
Reforma Zgjedhore konsiderohet si një nga dy reformat më të rëndësishme që pritet të miratohen nga Parlamenti shqiptar. Reforma Territoriale duhet të përmbyllet brenda këtij sesioni parlamentar në mënyrë që zgjedhjet vendore të 2027-ës të realizohen me ndarjen e re territoriale. Ndërkohë për reformën zgjedhore, ligjvënësit kanë një kohë më të konsiderueshme në dispozicion, edhe pse synohet përmbyllja e tyre brenda këtij viti.
Lini një Përgjigje