TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2024, 16:52

Rama sfidon SHBA/ Sot gjyqi i McGonigal, Dorian Duçka shfaqet në konferencën e Mynihut ku merr pjesë kryeministri!

Shkruar nga Pamfleti

Rama sfidon SHBA/ Sot gjyqi i McGonigal, Dorian Duçka shfaqet në

Kryeministri Rama duket se ka vendosur që në ditën e gjyqit të McGonigal, të sfidojë SHBA-në, duke marrë me vete Dorian Duçkën, në Konferencën e sigurisë që zhvillohet sot në Mynih të Gjermanisë.

Ditën e sotme pritet që ish agjenti i FBI-së, Charles McGonigal të dalë para gjykatës për të marrë dënimin sa i takon çështjes shqiptare, ku janë të përfshirë, ish-agjenti shqiptar Agron Neza, ish-këshilltari i kryeministrit Dorian Duçka dhe vetë kryeministri Edi Rama.

McGonigal akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave.

Ish-agjenti pranoi të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të kryeministrit, Dorian Duçka. Madje ai pranoi se Duçka i kishte dhënë informacione për të hetuar një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama.

Pavarësisht të gjitha këtyre fakteve, kryeministri Rama duket se ka vendosur që në ditën e gjyqit të McGonigal, të sfidojë SHBA-në duke marrë me vete Dorian Duçkën, në Konferencën e sigurisë që zhvillohet sot në Mynih të Gjermanisë.

Rama sfidon SHBA/ Sot gjyqi i McGonigal, Dorian Duçka shfaqet në

Pjesëmarrja e tij në konferencën e Mynihut, u ekspozua nga një foto e postuar nga ministri i Mbrojtjes së Greqisë në platformën “X”. Në foton e postuar nga ministri grek gjatë takimeve të tij me Hillary Clinton dhe zyrtarë të lartë të BE-së, në sfond shfaqet dhe Dorian Duçka.

Edhe pse i përfshirë në dosjen McGonigal dhe i thirrur disa herë nga SPAK-u për këtë çështje, Duçka duket se nuk e ka aspak të vështirë të bëhet pjesë e takimeve të mëdha ndërkombëtare ku ndodhen dhe takohen liderët global. Mesa duket Rama e quan të mbyllur këtë çështje dhe ka rregulluar sërish marrëdhëniet, me atë të cilën, kur shpërtheu skandali “McGonigal” e quante ish-këshilltar dhe e shiste tek partitë e tjera./Pamfleti 

rama mcgonigal

Lini një Përgjigje