TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Qershor 2024, 14:08

''Rama po përdor SPAK-un kundër opozitës'', Maliqi: Strukturat të mobilizohen për zgjedhjet e ardhshme

Shkruar nga Pamfleti

''Rama po përdor SPAK-un kundër opozitës'',

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Lefter Maliqi tha se kryeministri Rama po përdor SPAK për interesa politike ndaj opozitës. Ai u shpreh se duhet mobilizim në bazat e partisë në zgjedhjet e ardhshme për të rrëzuar mafien dhe patronazhistët e Ramës.

“Një frymë të madhe e dha edhe vendimmarrja e drejtë e kthimit të Vulës tek PD, e cila ishte mbajtur peng prej tre vitesh Rilindja.

Por nuk ka vend për një vetëkënaqësi por duhet një mobilizim total i strukturave në një përballje dinjitoze në zgjedhjet e ardhshme përballë mafies dhe patronazhistëve.

Një kryeministër bandit që nuk është i akuzuar vetëm nga RAI 3 por edhe nga mediat amerikane dhe së fundmi edhe nga mediat rumune si pjesë e krimit të organizuar.

E vetmja shpresë e tij është përdorimi i SPAK për interesa politike ndaj opozitës.

Prandaj duhet një punë e madhe në bazë.

Berisha po mbahet në arrest shtëpie pa prova”, tha Maliqi për “Ora News”. 

Lini një Përgjigje