TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shtator 2024, 12:09

Rama paralajmëron bizneset: Kush nuk deklaron pagat reale, do të arrestohet si hajdutët e energjisë elektrike

Shkruar nga Pamfleti

Rama paralajmëron bizneset: Kush nuk deklaron pagat reale, do të

Kryeministri Rama ka deklaruar se bizneset që nuk i paguajnë punonjësve sigurimet shoqërore në bazë të pagës reale, do të dënohen njësoj si hajdutët e energjisë elektrike.

Ai ka theksuar se deri në vitin 2029, taksa e biznesit të vogël do të jetë zero. 

Nga java e dytë e muajit tetor, Rama tha se do nisë plani kombëtar për garantimin e sigurimeve shoqërore, teksa shtoi se sipërmarrjet që fshehin pagat reale po vjedhin edhe atë çka u takon pensionistëve.

“Ata që nuk i paguajnë punonjësve sigurimet shoqërore në bazë të pagës reale që kanë, do të dënohen njëlloj me hajdutët e energjisë elektrike. Është e kotë që të bëjmë krahasime.

Nuk ka asnjë vend që TVSH e turizmit ta ketë 6% dhe pagat ti ketë shpeshherë më shumë gjysma e pagave e deklaruara. Ky fenomen shtrihet pak a shumë në të gjithë sektorin privat. Ka ardhur koha që të marrë fund informaliteti. Ne do ta mbajmë zero taksën e biznesit të vogël deri në 2029. Nga ana tjetër do ta shtrëngojmë për ata që fshihen si biznes i vogël duke u fshehur si biznes i vogël.

Nga ana tjetër ne do të fillojmë të rrisim bonusin për ta që në këtë fundvit. Javën e dytë të muajit të ardhshëm do nisim të ndajmë me pensionistët një pasqyrë të ideve tona për rritjen pensioneve, por do fillojmë edhe informimin mbi zbatimin e një plani kombëtar për garantimin e sigurimeve shoqërore. Ky plan që po punohet prej muajsh, do synojë pikërisht përfshirjen e pensionistëve në ndarjen e të ardhurave të rritjes ekonomike, për të shkuar përtej nivelit të bonusit të fundvitet dhe indeksimit, mund të them troç, rritja e të ardhurave nga shteti për pensionistët në vitet në vijim nuk mund të jetë domethënëse nëse nuk i japim të gjithë bashkë si shtet, qeveri dhe shoqëri si sipërmarrje një goditje domethënëse fenomenit të fshehjes së pagave që për paspojë godasin të ardhurat për sigurimet shoqërore dhe vjedhin çka u takon pensionistëve. E thënë me fjalë të tjera, do bëjmë me kuotat e sigurimeve atë që bëmë me faturat e energjisë. Ata që s’u paguajnë sigurimet sipas pagës do i trajtojmë si hajdutët e energjisë elektrike", u shpreh kryeministri në Asamblenë e PS.

 

Lini një Përgjigje