TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shtator 2024, 11:47

Lista e PD me 12 drejtuesit e qarqeve, Rama: Janë humbësa, njëri më i lodhur se tjetri

Shkruar nga Pamfleti

Lista e PD me 12 drejtuesit e qarqeve, Rama: Janë humbësa, njëri

Kryeministri Rama ka ironizuar 12 drejtuesit e qarqeve të Partisë Demokratike. Ai tha se emrat e lodhur nxorën ‘fitues’ Lulzim Bashën disa herë e tani duan të nxjerrin fitues edhe Berishën.

Ai u shpreh se që kur u mësuan emrat e tyre, socialistëve u iku dëshira për betejë.

“Besoj edhe juve si mua ju iku dëshira për betejë kur morëm vesh lajmin. Të gjithë humbësa e të raskapitur. Që e nxorën Lulin e shkretë sa e sa herë fitues e tani do nxjerrin fitues katin e tetë. Edhe pastaj thonë se nuk fitohet përballë diktaturës së Edi Ramës. Në fakt diktatura jonë është si e Agim Fagut dhe Gazment Çaçit në basketboll. Kur i shihje në nxemje thoje, aha me këta nuk fitohet. Por kur fillonte loja, edhe rezervat të dukeshin yje. Dhe fundi ishte dëshpërues, fitonte diktatura e kuqe. Mbaronte kampionati dhe ne shkonim në plazh ndërsa diktatorët nisnin stërvitjen për kampionatin tjetër”, tha kryeministri gjatë Asamblesë së PS.

Lini një Përgjigje