TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shtator 2023, 21:15

Rama i hedh të gjithë në “gojën” e SPAK, i shpreh mirëseardhjen prokurorisë në radhët e qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

Rama i hedh të gjithë në “gojën” e SPAK, i

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar kurs 180 gradë sa i takon drejtësisë së re. Para disa muajsh ai e sulmonte SPAK-un dhe i kërkonte që të mos merrej me arkat e peshkut, por sot Rama i ka hapur derën që të shkojë te të gjithë ministrat dhe drejtoret që siç i quante ai, i hanin kumbullat pas shpine.

SPAK është një element i mirëseardhur në jetën politike, dhe është një element i mirëseardhur edhe në mënyrën tonë të të jetuarit të përditshëm të qeverisjes sepse është një sy që në mënyrë të pavarur dhe i pandikuar ndjek veprimtarinë tonë qeverisëse në të mirën e publikut, kështu që është një arsye më shumë për të bërë më mirë”, tha Rama në një intervistë.

Më pas ai u ndal dhe te ndryshimet në qeveri. Kryeministri mohoi që kishin lidhje me operacionin e SPAK. Madje edhe sa i takon Frida Krifcës, lidhur me bllokimin e fondeve të BE, ai u justifikua se nuk ka ardhur akoma raporti i auditit.

Nëse partia nuk vetëstresohet. nuk jam unë që e bëj, është mënyra si ne e jetojmë PS që është kështu. Se nëse nuk e fusim veten në stres nëse nuk e kemi partinë në stres, në alert për bërë më mirë e më mirë, vjen momenti që të stresojnë të tjerët, por kur vjen ai moment, aty ke marrë fund pastaj. Është tepër vonë. Ndaj unë mendoj se të gjitha këto janë pjesë e një mënyre të jetuari në PS, ne nuk kemi opozitë, kundërshtarë që mund të na sfidojnë, i vetmi kundërshtar i yni, është vetvetja dhe në rast se nuk e vëmë në dispozicion të vetë ndryshimit, por e lemë vetveten në rehatinë e vetëpëlqimit dhe të mjaftueshmërisë”, tha ai.

SPAK ka kryer një sërë arrestimesh kohët e fundit në radhët e qeverisë dhe kryeministri duket se ja u ka bërë të qartë të gjithëve se kush ka futur duart në korrupsion, e ka vendin te SPAK.  

 

Lini një Përgjigje