TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Maj 2025, 10:22

Rama ndërpret fjalimin në Shkodër, përshëndet aktoren e njohur në sallë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Rama ndërpret fjalimin në Shkodër, përshëndet aktoren e
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të dielë po mban një takim me qytetarët në Shkodër, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Takimi kishte në fokus paraqitjen e bilancit të investimeve 10-vjeçare të qeverisë në këtë qytet verior.

Kryeministri teksa po mbante fjalim u ndal për të përshëndetur aktoren e njohur shkodrane Zyliha Miloti, e cila ndodhej në sallë.

“Këtu kam një shënim që thot: ‘Ke Zyliha Milotin, mos harro ta shohësh’. Të përshëndes dhe të falenderoj shumë”, tha Rama.

Takimi në Shkodër është pjesë e turit elektoral që Rama dhe Partia Socialiste po zhvillojnë në mbarë vendin, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen më 11 maj.

 

zyliha miloti edi rama shkodër

Lini një Përgjigje